Home Kulturë Historik 15 Autoambulanca të Reja për Burgjet dhe Kushte më të Mira për Policinë e Burgjeve Investime në IEVP Fier
Historik

15 Autoambulanca të Reja për Burgjet dhe Kushte më të Mira për Policinë e Burgjeve Investime në IEVP Fier

Share
Share

Fier, 22 Korrik 2025 Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ishte sot në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier për të prezantuar një tjetër hap konkret në modernizimin e sistemit penitenciar në Shqipëri.
Gjatë vizitës, u bë dorëzimi i 15 autoambulancave të reja, të pajisura me teknologjinë më të avancuar mjekësore. Këto mjete do të përforcojnë flotën e transportit shëndetësor në burgje, duke garantuar standarde më të larta sigurie dhe trajtimi për të dënuarit dhe të paraburgosurit.
Në të njëjtën kohë, u përurua edhe rikonstruksioni i palestrës dhe fjetoreve të efektivëve të Policisë së Burgjeve, investim që synon të përmirësojë ndjeshëm kushtet e punës dhe jetesës për forcat që mbajnë rendin në sistemin penitenciar.

“Po investojmë për një sistem penitenciar më të sigurt, më funksional dhe më njerëzor. Shërbimi më cilësor dhe kushtet dinjitoze janë prioriteti ynë,” – u shpreh ministri Manja.

Këto masa janë pjesë e një strategjie më të gjerë të Ministrisë së Drejtësisë për modernizimin e sistemit të burgjeve në vend, me synim harmonizimin me standardet europiane dhe forcimin e të drejtave të të dënuarve dhe të punonjësve të sigurisë.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Don't Miss

Brunilda Mersini nis fushatën për Bashkinë e Vlorës me mesazhe pozitive

Brunilda Mersini, e cila së fundmi dha dorëheqjen nga posti i deputetes për t’u fokusuar në kandidaturën për kryetare bashkie të Vlorës, ka...

Alesia Balliu: Zëri që trondit standardet e dyfishta në politikën shqiptare

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh fshihet pas retorikës boshe dhe heshtjes së qëllimshme, Alesia Balliu vjen si një zë i drejtpërdrejtë...

Related Articles

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Marin Nikolla themeluesit të newslibero.com.

Lamtumirë me dhimbje dhe dritë Sot fjala u ndal për një çast,sepse...

Bylisi, qyteti që ruan zërin e antikitetit

Në zemër të Shqipërisë së Jugut, mbi një kodër që përqafon lumin...

KRISTIANA VELIU Zëri i Emigrantëve Shqiptarë në Patra, Greqi .

Prej rreth dy dekadave , Kristiana Veliu, kryetare e Shoqatës “Emigranti” në...

Kancelaria e Jashtme e Skënderbeut & Zemra diplomatike e një shteti në luftë

Nga: Sindi kasalla Korespodentia: Newslibero.com Në historinë shqiptare, figura e Gjergj Kastriotit...