Lajm

Share
Share

Festa e Shën Nanë Terezës – Shenjtja shqiptare që i dha lavdi Zotit dhe nder Atdheut

Sot, më 5 Shtator, Kisha Katolike mbarëbotërore kremton festën e Shën Nanë Terezës, bijës shqiptare nga Shkupi, që u bë simbol i dashurisë, paqes dhe shërbimit ndaj më të varfërve të botës.

E lindur si Gonxhe Bojaxhiu, ajo u njoh në mbarë botën si “shenjtja e të varfërve”, duke jetuar një jetë të thjeshtë, por me një shpirt të madh, që i dha lavdi Zotit dhe nder kombit shqiptar.

Në këtë ditë feste, besimtarët dhe mbarë kombi shqiptar kujtojnë mesazhin e saj të thellë për paqe dhe dashuri, veçanërisht brenda familjeve tona. “Paqja nuk arrihet me veprime të mëdha apo takime të fuqishmish, por me gjeste të vogla dashurie, aty ku jetojmë çdo ditë”, është një nga thëniet e saj më të njohura.

Shën Nanë Tereza na kujton se familja është vendi ku mësojmë të duam, të falim dhe të shërbejmë, e nga aty nis ndërtimi i një shoqërie më të mirë.

Në këtë ditë, Kisha fton të gjithë besimtarët të luten për ndërmjetësinë e saj, që paqja të ruhet dhe të forcohet në familjet tona, e më pas të përhapet në komunitet, në Kishë dhe në mbarë Atdheun tonë të dashur.

Shën Nanë Tereza, lutu për ne!
Zoti i Paqes ju bekoftë ju dhe familjet tuaja

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Fatos Nano, është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare, pas një periudhe të gjatë sëmundjeje.

Tiranë, 31 tetor 2025 Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është ndarë nga...

Zheni Gjergji emërohet Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan

Nga: Sindi Kasalla Elbasan Mjekja Zheni Gjergji është emëruar në detyrën e...

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë shpall bojkot kombëtar pas arrestimit të avokatit Uljan Barjami

Pregatitit : Sindi Kasalla Tiranë, 19 tetor 2025 Komiteti Drejtues i Dhomës...

Avokatët në mbarë vendin bojkotojnë gjykatat pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Tiranë, 7 tetor 2025 Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar me...