Home Politikë 870 Vota të Vjedhura dhe Heshtja e PD në KQZ: Frika nga “Shoqja Bela” dhe ëndrra për një kockë!
Politikë

870 Vota të Vjedhura dhe Heshtja e PD në KQZ: Frika nga “Shoqja Bela” dhe ëndrra për një kockë!

Share
Share

Në një vend normal, një vjedhje e dokumentuar e votave – si ato 870 vota të manipuluara në Francë për kandidatin Cenon – do të trondiste themelet e një institucioni si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Do të hapej një hetim. Do të kërkoheshin përgjegjësi. Opozita do të ishte e para që do të denonconte publikisht çdo shkelje të vullnetit të lirë të qytetarëve.
Por jo në Shqipëri. Jo kur në skenë është “shoqja Belinda Balluku!
Në vend të reagimit, kemi një heshtje të frikshme nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike në KQZ. Asnjë fjalë. Asnjë reagim. Asnjë akt institucional që të denoncojë manipulimin skandaloz të votës së shqiptarëve jashtë vendit. Dhe pyetja që lind është e thjeshtë: Pse?
Frika dhe interesa të vogla personale?
Sepse PD nuk është më opozitë. Është kthyer në një radhë të gjatë pritjeje për “drejtoruca” të ardhshëm. Sepse shumë prej tyre shpresojnë që ndonjë kompromis i heshtur me pushtetin t’u sjellë ndonjë karrige, ndonjë kontratë, ndonjë vend pune në ndonjë drejtorie dytësore.
Sepse askush nuk guxon të përballet me Belinda Ballukun, figurën që në vend të një ministreje, vepron si një “menaxhere e frikës” në administratën publike. Me ndikim që kalon kompetencat zyrtare, Balluku është kthyer në një emër që shumica e “opozitarëve” e shqiptojnë me zë të ulët – ose fare.
PD në rolin e lepirsave të sistemit për të pëfituar nga kocka e radhes turp per mos respektin e jetes!
Është fatkeqësi kombëtare kur vota vidhet dhe opozita jo vetëm që nuk reagon, por as nuk guxon ta përmendë. Është dështim moral kur të zgjedhurit për të mbrojtur demokracinë heshtin përballë shkeljeve, vetëm që të ruajnë privilegjet personale apo të lënë një derë hapur me pushtetin aktual.
870 votat në Francë janë vetëm një simptomë. Sëmundja e vërtetë është mungesa e karakterit politik. Është shkatërrimi i standardeve. Është ajo që ndodh kur PD shndërrohet në një strukturë pa busull, pa dinjitet dhe pa guxim.
A ka më opozitë?
Nëse përfaqësuesit e PD në KQZ nuk kanë kurajon të kërkojnë hetim për një manipulim të tillë flagrant, atëherë ata janë bashkëpjesëmarrës me heshtjen e tyre. Dhe nëse PD nuk e ngre zërin për votën e qytetarëve të saj, atëherë për çfarë ekziston?
Sot nuk jemi më thjesht dëshmitarë të një vjedhjeje elektorale. Jemi dëshmitarë të kapitullimit të opozitës përballë pushtetit. Dhe kjo është po aq e rrezikshme sa edhe vetë manipulimi i votës.
Në vend të mbylljes: Ndoshta ata të PD-së në KQZ duhet të takohen një herë me “shoqen Bela”. Të luten me përulësi. Të shpresojnë për ndonjë kockë. Sepse për votën nuk po flasin. Dhe për demokracinë, nuk po bëjnë asgjë.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Kur arroganca bëhet institucion, dhuna nuk është gabim, por sistem!

Nga: Xhoen Osmënai! Sekretar Lëvizjes Bashkë dega Fier! Në një shoqëri të...

Zaptimet, ndërtimet pa leje dhe kutia e Pandorës që po shpërthen brenda administratës vendore

Nga: Arkitekti Arlind Rusto Si arkitekt dhe si njohës i ligjeve të...