Home Lajm Elmira Rama – Zëri i fjalës së ndershme dhe kërkimit të përkushtuar.
LajmSociale

Elmira Rama – Zëri i fjalës së ndershme dhe kërkimit të përkushtuar.

Share
Share

Nga: nweslibero.com

Në një kohë kur fjala e shkruar kërkon më shumë thellësi dhe arsimi përballet me sfida të shumta, figura si Elmira Rama spikasin si shembuj të përkushtimit, mendimit të thellë dhe dashurisë për dijen dhe kulturën.
E lindur në Frashër të Fierit, Elmira Rama është një emër që ka ndërtuar profilin e saj në mënyrë të gjithanshme: si poete e ndjeshme, autore librash me vlerë kulturore, studente e pasionuar e shkencave të natyrës, dhe mësuese e përkushtuar në arsimin parauniversitar.

Letërsia si rrëfim i shpirtit!

Në fushën letrare, ajo është autore e dy vëllimeve poetike:

“Ninulla e yjeve”

“Fjalë të pathëna”

Poezia e Elmira Ramës karakterizohet nga një zë intim, përkushtim shpirtëror dhe ndjeshmëri e thellë ndaj realitetit jetësor. Poemat e saj janë botuar në media të njohura si Gazeta Telegraf, Gazeta 55, Revista Ndryshe, si dhe revista online si Orfeu.al.
Kërkuesja që ndërlidh shkencën me jetën!
Elmira Rama është diplomuar për Biologji-Nutricion në Universitetin e Camerinos në Itali, dhe më pas për Kimi-Biologji në Universitetin e Gjirokastrës. Kjo formim e ka orientuar në një rrugë ku letërsia takon shkencën.
Në këtë frymë ka lindur edhe libri i saj:
“Të ushqyerit në jetën e Myzeqesë”, një vepër që ndërthur traditat gastronomike të zonës me qasje etnografike dhe shkencore.
Libri është promovuar me sukses në Zharrëz dhe është pritur me interes nga studiues e lexues të apasionuar pas trashëgimisë popullore.

Kontribut në arsim dhe trajnim pedagogjik?

Në rolin e saj si mësuese dhe pedagoge, Elmira Rama është një zë aktiv në zhvillimin profesional të mësuesve dhe edukatorëve në Shqipëri. Ka botuar artikuj dhe analiza mbi:

Lidershipin shkollor dhe menaxhimin e shkollës në kushtet e sotme,

Metodat moderne të mësimdhënies,

Ushqyerjen dhe ndikimin e saj në performancën e nxënësve.
Publikimet e saj profesionale janë shpërndarë në platforma si Portali Shkollor dhe janë vlerësuar nga kolegë dhe drejtues të arsimit.

Poezia – zemra e saj krijuese.

Përtej fjalës së menduar dhe fjalës së studiuar, është fjala e ndjerë – poezia – që i jep identitet të plotë krijueses. Më poshtë, sjellim një nga poezitë e saj, si dëshmi e stilit shpirtëror dhe meditativ që e karakterizon:

“Porta e Shenjtë”

nga Elmira Rama

Ekziston një prag ku nuk afrohen mjegullat.
Mbi gurin e tij qëndron dielli,
shndrit hëna,
dhe yjet shkëlqejnë
më shumë se kudo.
Nga ai prag nisin të gjitha udhët.
Njeriu udhëton larg nëpër kohë dhe trokitjet e zemrës e rikthejnë aty përsëri.
Veç n’atë prag,
gëzimi rritet për të gjithë.
Ekziston një prag
ku dhimbjet i shpërndan
kënga,
ku lulëzon gjaku.
Mos e përdhosni
shenjtërinë e këtij pragu.


Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Një reflektim i nevojshëm mbi kulturën e mikpritjes në aktivitetet publike.

Nga: Mimoza Rexhvelaj! Në çdo organizim me përmasa rajonale apo ndërkombëtare, kujdesi...

Urim publik për ditëlindjen e deputetes Lindita Buxheli!

Newslibero.com i uron edhe 100 pranvera të lumtura znj. Lindita Buxheli, deputete...

KAPO – Qumështi i Bletës Forcë natyrale. Energji legjendare.

Me një pikë nga natyra, ndihesh si një luftëtar!🌿 100% natyral🐝 I...