Nga: nweslibero.com!
Në politikën shqiptare, shpesh e ngatërruar mes interesave të ngushta, ndikimeve të së kaluarës dhe ambicieve personale, emri i Lindita Buxhelit vjen si një element i jashtëzakonshëm – i pakorruptuar, i pastër dhe i përzgjedhur me një vizion tjetër nga ai i zakonshmi. Nuk është rastësi që emri i saj është lidhur nga burime të shumta si një “emërim amerikan” në Kuvendin e Shqipërisë – një lloj garancie morale dhe politike që rrallë i jepet dikujt në realitetin politik shqiptar.
Një hyrje ndryshe në politikë!
Ndryshe nga shumë të tjerë që kanë kaluar dekada në politikë përmes rrjeteve të partive, interesave klanore ose kompromisit me sistemin, Lindita Buxheli u fut në politikë si një “letër e bardhë” – një metaforë e fuqishme që përdoret shpesh në diplomacinë amerikane për të përshkruar një individ që vjen pa lidhje me korrupsionin, me strukturat e vjetra të pushtetit, apo me hijet ideologjike të së shkuarës. Kjo e bën atë simbolikisht të rëndësishme, sepse përfaqëson atë që SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar prej vitesh në Shqipëri: një politikë të re, me fytyra të reja dhe vlera reale.
E përjashtuar nga strukturat e vjetra, por e mbështetur nga vizioni perëndimor!Nuk është e vështirë të kuptosh pse figura të politikës së vjetër – të edukuar me frymën e centralizmit bolshevik dhe lidhjet e errëta me sistemin e kaluar – e kanë parë Buxhelin si një rrezik. Jo sepse ajo përbënte një kërcënim politik klasik, por sepse ishte e paprekur, e pakomprometuar dhe përfaqësonte një tjetër mënyrë të të bërit politikë – atë të standardeve amerikane. Këto struktura të vjetra e kanë trajtuar atë si një “fani në spathi” – një figurë e brishtë në dukje, por me potencial për të bërë ndryshimin real që ata nuk donin të ndodhte.
Por edhe pse mund të jetë margjinalizuar nga disa, mbështetja amerikane është vendimtare. Historia na ka mësuar se kur SHBA qëndron pas një ideje, një procesi apo një personi, rrjedha e ngjarjeve ndryshon. Dhe duket qartë se për Lindita Buxhelin, do të vendosin Shtetet e Bashkuara të Amerikës – jo strukturat e kalbura të një mentaliteti të vjetër politik.
Angazhimi në çështje publike dhe përfaqësimi ndryshe!
Gjatë mandatit të saj, Buxheli është angazhuar në çështje me karakter social dhe etik, duke reflektuar jo vetëm profesionalizëm por edhe ndershmëri qytetare. Ka folur për barazi, për çështje të grave, për ndershmëri institucionale – tema të cilat nuk janë gjithmonë në qendër të vëmendjes në Kuvend, por që përbëjnë shtyllat e një shoqërie demokratike. Nuk ka bërë zhurmë, nuk ka kërkuar protagonizëm mediatik, por ka ruajtur integritetin që shumë të tjerë e kanë humbur me kohë.
Një mesazh për të ardhmen.
Rasti i Lindita Buxhelit është një mesazh për të gjithë: se në politikën shqiptare ka ende vend për përfaqësues që nuk janë komprometuar, që nuk kanë lidhje me të shkuarën e errët dhe që janë të gatshëm të punojnë për të ardhmen me standarde të vërteta. Dhe në një kohë kur Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE dhe forcimin e aleancës me SHBA, figura si ajo janë të pazëvendësuesh
Leave a comment