Home Lajm Letër e hapur nga Katerina Muçka: “Shteti i së drejtës nuk është më iluzion – është e vetmja shpresë që kemi!
LajmSociale

Letër e hapur nga Katerina Muçka: “Shteti i së drejtës nuk është më iluzion – është e vetmja shpresë që kemi!

Share
Share

Tiranë, Korrik 2025
Nga Katerina Muçka
Mikeshë e ish-ambasadores amerikane, qytetare shqiptare

Dua t’i shpreh publikisht falënderimet e mia të thella për të gjitha institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, që po bëjnë një punë titanike në mbrojtje të shtetit të së drejtës. Rasti i fundit që përfshin Leonidha Çobon nuk është thjesht një hetim. Është një kthesë morale. Një sinjal i fuqishëm që padrejtësia nuk do të fshihet më pas emrave të mëdhenj, bankave apo dollarëve.

Shqiptarët nuk kanë pse të ikin më nga vendi i tyre toka e tyre eshte mbuluar me are te zi.

Shqiptarët janë të lodhur, por nuk janë fajtorë. Ne nuk kemi asnjë kusur që të braktisim vendin tonë. Nuk jemi ne që kemi vjedhur, nuk jemi ne që kemi shitur toka dhe ndërgjegje, nuk jemi ne që kemi ndarë tendera si kulaç.

E turpshme dhe e dhimbshme është që pensionistët tanë të vdesin për një kokërr ilaç, ndërsa të tjerë fluturojnë me çarterë në Dubai me paratë e buxhetit të shtetit. Kjo është krim moral, jo vetëm ekonomik.

Drejtësia kërkon mbështetje, jo vetëm duartrokitje

Sot dua t’u them të gjithëve: mos heshtni. Mos u dorëzoni. Mos e lini Shqipërinë. Ky vend është i yni dhe është i bukur. Por bukuria nuk mjafton – na duhet drejtësi!

Dua të falënderoj personalisht ata hetues, prokurorë, oficerë policie që çdo ditë bëjnë një betejë të vërtetë me sistemin. Dua të falënderoj ata partnerë ndërkombëtarë që nuk i kthyen sytë përballë kësaj pisllëku që për vite u quajt “biznes i madh”.

Shqipëria nuk ka nevojë për mëshirë – ka nevojë për barazi, për drejtësi, për dinjitet.

Kjo punë vlen shumë. Sepse për herë të parë, një pjesë e shqiptarëve po besojnë se shteti i së drejtës nuk është më një iluzion, por e vetmja shpresë që kemi.

Me nderim, me zë dhe pa frikë,
Katerina Muçka.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Një reflektim i nevojshëm mbi kulturën e mikpritjes në aktivitetet publike.

Nga: Mimoza Rexhvelaj! Në çdo organizim me përmasa rajonale apo ndërkombëtare, kujdesi...

Urim publik për ditëlindjen e deputetes Lindita Buxheli!

Newslibero.com i uron edhe 100 pranvera të lumtura znj. Lindita Buxheli, deputete...

KAPO – Qumështi i Bletës Forcë natyrale. Energji legjendare.

Me një pikë nga natyra, ndihesh si një luftëtar!🌿 100% natyral🐝 I...