Home Ekonomi Zaptimet, ndërtimet pa leje dhe kutia e Pandorës që po shpërthen brenda administratës vendore
EkonomiPolitikë

Zaptimet, ndërtimet pa leje dhe kutia e Pandorës që po shpërthen brenda administratës vendore

Share
Share

Nga: Arkitekti Arlind Rusto

Si arkitekt dhe si njohës i ligjeve të urbanistikës, si ish nëpunës me një eksperiencë 3-vjeçare në administratën vendore, ndjej sot detyrimin moral dhe qytetar të reagoj publikisht për këtë situatë që po bëhet gjithnjë e më absurde.

Nuk e bëj këtë reagim si polemikë, por si një sinjal alarmi për çdo qytetar që e ka kaluar në kurriz të vet se çfarë funksionon dhe çfarë është kalbur brenda bashkive dhe zyrave të urbanistikës dhe kontrollit territorit.

Mos u çudisni nga sjellja dhe reagimi i Kryeministrit për zaptimet dhe ndërtimet pa leje. Reagime më të ashpra do të vijnë në këtë drejtim — sepse kjo nuk është një situatë rastësore, por pasojë e një zinxhiri të kalbur që askush s’e shkul dot me fjalë.

Dyshimi i vetëm që mbetet është nëse ky zgjim i KM do të jetë efikas per të c’bërë njëher e mirë sëmundjen apo do të mbesë thjesht një fushatë demonstrim force ndaj atyre të korruptuar që duhet të dorëzojnë karriget nën këtë presion për disa të tjerë që u ka ardhur radha pas fushatës zgjedhore për t’u provuar si më pak të korruptuar?!

Për sa kohë administratat vendore janë të tej mbushura me të paaftë, servila, rryshfetxhinj, gjobvënës, garipa partie që gjatë fushatave kërkonin më zë të lartë e të pacipë mosfunksionimin e policisë dhe kontrollit të territorit per të bërë shtesa kati, papafingo dhe zaptime të ambjenteve publike me zgjerime biznesesh, kjo që po ndodh është vetëm hapja e kutisë së pandorës!

Skandalet sa vijnë e do thellohen. Do të shohim çudira.
Sepse problemi nuk është një individ — por zinxhiri i paaftësisë dhe korrupsionit, që nuk ndahet dot nga pushteti lokal.

Por a do të guxojë KM ta ndëshkojë këtë zinxhir të dështuar realisht?
A do të guxojë të pranojë publikisht se bashkitë, drejtori pas drejtorie, janë kthyer në prona private, ku gjithçka zgjidhet me para apo me presion?
A do t’i thotë dot qytetarit të ndershëm që vuan me muaj për një leje ndërtimi njëkatëshe në fshat, që i njëjti shtet që ja nxinë me një seri ecejake burokratike dhe që s’do ti japë leje pa rryshfet, është kthyer në lehtësues të zaptuesve dhe spekulantëve?

Pra problemi është se për të sulmuar këtë situatë, duhet të pranosh fillimisht dështimin e zinxhirit të funksionimit të administratës vendore.A do të ndëshkohen drejtorat e korruptuar që kanë shpërdoruar postin me veprimet dhe mosveprimet e tyre?! A funksionojnë këta drejtora pa miratimin e kryetareve të bashkive apo edhe emërimet e tyre përzgjidhen me lupë vetëm për ti shërbyer kryetarit dhe mbrohen fortë nga kryetarët që zinxhiri i korrupsionit të shkojë deri tek firma e kryetarit në tavolinën e punës, e cila jo pak herë bëhet hallka më eficente e konstituimit të sorollatjes për qytetaret?!

Ajo cfare ndodhë perditë është fare e thjeshtë dhe ndjehet nga të gjithë:
•Në administratë mungojnë profesionistët.
•Korrupsioni dhe rryshfeti është i vetmi sistem që të kursen “KOHEN” dhe të shpëton nga stresi i sorollatjes.
•Kontrolli është mpirë ose është bërë palë me korrupsionin.
•Ligji ka rënë

Sot qytetari i ndershëm sorollatet, ndërsa ndërtuesi i paligjshëm merr “ok” me një telefonatë.
Nëse Kryeministri do të zgjidhë realisht këtë kancer, le të fillojë duke ndëshkuar zyrat, jo vetëm karriget që shemben me propagandë.
Sepse ndërtimi pa leje është pasojë — administrata e korruptuar është burimi.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Don't Miss

Brunilda Mersini nis fushatën për Bashkinë e Vlorës me mesazhe pozitive

Brunilda Mersini, e cila së fundmi dha dorëheqjen nga posti i deputetes për t’u fokusuar në kandidaturën për kryetare bashkie të Vlorës, ka...

Alesia Balliu: Zëri që trondit standardet e dyfishta në politikën shqiptare

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh fshihet pas retorikës boshe dhe heshtjes së qëllimshme, Alesia Balliu vjen si një zë i drejtpërdrejtë...

Related Articles

Protesta e Adriatik Lapajt para Kryeministrisë: Zëri i një shprese të re

Para godinës së Kryeministrisë, ku prej vitesh janë zhvilluar protestat më të...

Jozefina Topalli uron Ditën Kombëtare të Rinisë: Publikon një foto nga 8 Dhjetori 1990

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe një nga figurat më të spikatura politike të...

Koha i dha të drejtë Bashës Denoncimet që u tallën, sot bëhen realitet

Në rrjetin e saj në Facebook, koordinatorja e Lulzim Bashës dhe njëkohësisht...

Elisa Spiropali pritet të marrë drejtimin e Partisë Socialiste në Qarkun Fier pas largimit të Belinda Ballukut.

Nga: Newslibero.com Pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut dhe largimit të...