Durrës, 21 Korrik 2025 – Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka bërë një thirrje publike për të gjithë profesionistët dhe intelektualët që dëshirojnë të japin kontributin e tyre në administratën publike të qytetit.
Përmes një nisme të hapur dhe gjithëpërfshirëse, Bashkia e Durrësit fton individë nga fusha të ndryshme të bëhen pjesë e strukturave të saj, duke vënë në qendër përfshirjen e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale në shërbim të qytetit.
“Qyteti ka nevojë për mendje të ndritura dhe zemra të përkushtuara. I ftoj të gjithë ata që duan të japin ndihmesë konkrete në zhvillimin e Durrësit, të bëhen pjesë e ekipit tonë,” u shpreh Sako.
Thirrja është e hapur për profesionist ne fusha te ndryshme!
1-Arkitektë, urbanistë, inxhinierë!
2-Ekonomistë, specialistë të IT-së!
3-Juristë, profesionistë të shkencave sociale!
4-Pedagogë dhe ekspertë të arsimit!
5-Ekspertë të mjedisit dhe bujqësisë!
6-Si dhe çdo profesionist tjetër me dëshirë për të kontribuar në shërbim të qytetarëve.
Aplikimi është i hapur gjatë gjithë vitit.
Personat e interesuar mund të dërgojnë një CV dhe një letër interesi në adresën zyrtare:
profesioniste@durres.gov.al
Kjo ftesë mbetet e hapur në çdo kohë të vitit dhe synon të krijojë një bazë të gjerë profesionistësh të gatshëm për të angazhuar njohuritë e tyre në funksion të administratës dhe komunitetit.
Aktualisht janë hapur edhe disa pozicione të lira pune pranë Bashkisë së Durrësit. Informacioni i plotë mund të konsultohet në këtë link zyrtar:
Shpallje për vende vakante – Gusht
Leave a comment