Home Kulturë Historik Kur kultura bëhet ç’kulturë dhe drejtoreshat kukulla bien nga kali me dekret qeverie, tregojnë se janë “dhi të zgjebosura, ama me bishtin përpjetë”
Historik

Kur kultura bëhet ç’kulturë dhe drejtoreshat kukulla bien nga kali me dekret qeverie, tregojnë se janë “dhi të zgjebosura, ama me bishtin përpjetë”

Share
Share

Nga: Mimoza Rexhvelaj!

Nuk e kisha plan të shkruaja dy rreshta për ju, por meqë më ftuat vetë në debatin tuaj, po ua bëj qejfin.

Kur ju emëruan, ju dhe të ngjashmet tuaja, nuk sollët as dije, as vizion, as përkushtim. Sollët servilizëm dhe statuse Facebook-u që duken si meme të lodhura nëpër grupe WhatsApp-i. Nuk është çudi që njëra prej jush tallet sot me këmbësorët që “i qajnë hallin kalorësit”, ndërkohë që ajo vetë nuk di të kalërojë as mbi mendimin më të thjeshtë.

Le të jemi të qartë: nuk është faji juaj që u vendosët aty. Është faji i një sistemi që promovon duartrokitëset, jo të zotët, që kërkon dekor, jo përmbajtje. Në vend që të emërohej një menaxher kulture me dije dhe përvojë, u preferua një figurë me prirje për “spektakël provincial”.

Në vend të një drejtoreje që lexon libra, zgjidhet dikush që citon perla…

Ironike? Jo, tragjikomike.

Më hap barkun ajo tjetra, që i qan hallin “zyshës së malit”, nuk e ka kaluar dot plepin në stufë, që nga dimri i kaluar i ka mbetur në grykë të nostalgjisë për ndonjë emërim të ri.

Tani që qeveria po bën ca spastrime, ju paska marrë malli për mua. Po komenton me shpresë që “Mbreti” do ju shohë me sy të mirë e do ju ringjallë diku tjetër. E njohim këtë lloj shprese, është si lutja e mbrëmjes që bëhet për të nesërmen.

Por këtë herë, ndryshe nga herët e tjera, nuk do largohet askush pa dhënë llogari. Ju e dini që jeni emëruar pa meritë. Ajo që nuk doni të pranoni është se do të largoheni me barrën e dështimit mbi supe.

Askush nga ju nuk kërkoi ndjesë për dëmin që i bëtë institucioneve të kulturës. Për vite të tëra i kthyet ato në stacione të klientelës suaj, në hapësira hakmarrjeje dhe autoshkollash politike, ku mësohej vetëm një drejtim: “si t’i pëlqesh pushtetit”.

Por siç do thoshte dikush që vjen nga malet, më mirë të jesh i thjeshtë, se sa i degraduar në mendje. Sepse më mirë të rrish në mal, se të zbresësh në qytet si kloun i radhës në cirkun e kulturës së komanduar.

Kultura nuk është dekor. Nuk është selfi, nuk është status. Kultura është përgjegjësi. Është vetëdije dhe vetëdija nuk ndërtohet me urdhra partie, as me komentime statusesh, as me nostalgji për dekretet që tashmë nuk ju vijnë më…

Shumë përqafime nga Zysha e Malit 😘😘

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Sot u përkujtua me nderim dhe respekt akti i 68 vajzave partizane fierake

Një faqe unike në historinë e LANÇ-it u përkujtua sot në Fier....

Gaspër Marku një jetë e tërë në shërbim të gazetarisë sportive

Në historinë e gazetarisë sportive shqiptare, emri i Gaspër Markut zë një...

Shoqëria, shteti dhe e drejta pse nuk mund të ndahet njeriu prej tyre

Që nga momenti kur njeriu shfaqet si qenie e arsyeshme, ai nuk...

Fier – Zjarr pranë Drejtorisë së Bujqësisë, reagim i shpejtë i policisë dhe zjarrfikëses

Misionarët katolikë në Fier kanë njoftuar policinë pas rënies së një zjarri...