Home Kulturë Historik Hapen aplikimet për zgjedhjen e programeve të studimit në universitetet shqiptare!
Historik

Hapen aplikimet për zgjedhjen e programeve të studimit në universitetet shqiptare!

Share
Share

Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se nga data 29 Korrik deri më 3 Gusht 2025, të gjithë maturantët që kanë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore mund të aplikojnë për përzgjedhjen e deri në 10 programe studimi në universitetet publike dhe private të vendit.
Aplikimet bëhen vetëm online përmes portalit zyrtar:
🔗 https://ualbania.al

U ftojmë të gjithë maturantët të përfitojnë nga kjo mundësi për të zgjedhur programet e preferuara të studimit. Përzgjedhja duhet bërë me kujdes, duke marrë parasysh interesat, rezultatet dhe objektivat personale për të ardhmen,” – thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Si funksionon aplikimi ?
Maturantët kanë të drejtë të zgjedhin deri në 10 degë të ndryshme, të renditura sipas preferencës.
Pas përfundimit të afatit, sistemi do të kryejë renditjen automatike të kandidatëve bazuar në rezultatet e Maturës dhe prioritetet e përzgjedhura.
Publikimi i rezultateve dhe fazat e mëtejshme të regjistrimit do të bëhen publik në të njëjtën platformë.
Afati për aplikim mbyllet më 3 Gusht 2025, ora 23:59.
Ky proces është pjesë e iniciativës #StudionëShqipëri, e cila synon të nxisë të rinjtë të ndjekin arsimin e lartë në institucionet shqiptare, me fokus tek cilësia, zgjedhja e informuar dhe përgatitja për tregun e punës.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Don't Miss

Brunilda Mersini nis fushatën për Bashkinë e Vlorës me mesazhe pozitive

Brunilda Mersini, e cila së fundmi dha dorëheqjen nga posti i deputetes për t’u fokusuar në kandidaturën për kryetare bashkie të Vlorës, ka...

Alesia Balliu: Zëri që trondit standardet e dyfishta në politikën shqiptare

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh fshihet pas retorikës boshe dhe heshtjes së qëllimshme, Alesia Balliu vjen si një zë i drejtpërdrejtë...

Related Articles

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Marin Nikolla themeluesit të newslibero.com.

Lamtumirë me dhimbje dhe dritë Sot fjala u ndal për një çast,sepse...

Bylisi, qyteti që ruan zërin e antikitetit

Në zemër të Shqipërisë së Jugut, mbi një kodër që përqafon lumin...

KRISTIANA VELIU Zëri i Emigrantëve Shqiptarë në Patra, Greqi .

Prej rreth dy dekadave , Kristiana Veliu, kryetare e Shoqatës “Emigranti” në...

Kancelaria e Jashtme e Skënderbeut & Zemra diplomatike e një shteti në luftë

Nga: Sindi kasalla Korespodentia: Newslibero.com Në historinë shqiptare, figura e Gjergj Kastriotit...