Në politikën shqiptare, premtimet janë bërë kaq të zakonshme, sa shpesh janë kthyer në fjalë boshe. Por kur një deputet mban fjalën, jo për show mediatik, por për respekt ndaj punëtorëve dhe vendit nga ku vjen, kjo nuk kalon pa u vënë re. Dhe këtë e ka bërë pikërisht deputeti Omer Mamo, me miratimin e Ligjit për Statusin e Naftëtarit – një fitore e heshtur por madhore për mijëra familje në qarkun e Fierit dhe më gjerë.
I ardhur vetë nga rradhët e naftëtarëve, Mamo nuk e pa politikën si trampolinë për karrierë personale, por si një mjet për t’u kthyer dinjitetin atyre që e kishin humbur prej dekadash. Nisma e tij për statusin e naftëtarit nuk ishte një aksion elektoral. Ishte një borxh moral dhe historik që ai e përmbushi.
Naftëtarët e Patosit, Marinzës, Ballshit, Zharrzës dhe të gjithë zonës së Fierit, sot e kujtojnë jo vetëm ligjin, por njeriun që e çoi atë deri në fund. Premtimi i tij i mbajtur nuk do të harrohet shpejt, jo vetëm sepse ndikoi në rritjen pensioneve të naftëtarëve, por ndikoj dhe në rritjen e mirëqënie sociale në familjet e tyre, në trajtimi mjekësor dhe dinjitetin ekonomik, kjo bënë diferencë pasi ishte një shembull rrallë i përgjegjësisë politike.
Në një vend ku politika shpesh kujton votuesit vetëm në kohë zgjedhjesh, Omer Mamo tregoi se ka akoma zëra që flasin për njerëzit, dhe jo mbi ta.
Ky ligj nuk është thjesht një akt në Fletoren Zyrtare – është një kujtesë e gjallë për mijëra naftëtarë që dikur ishin të padukshëm, dhe tani janë të dëgjuar, dhe për këtë, Fieri nuk do ta harrojë kurr.
Leave a comment