Home Kulturë Para se të iki. 50 nyje politike Libri më i ri, për politikën, por jo politik!
Kulturë

Para se të iki. 50 nyje politike Libri më i ri, për politikën, por jo politik!

Share
Share

Nga: Flutura Açka!

Fundjavë e parë të shtatorit në të gjitha libraritë shqiptare 🤍

Parlamenti që doja

(fragment)

[Kur flas për Parlamentin, nuk po flas për zgëqin ku rri garda, nuk po flas për tualetet mjerane, dhomat e ngushta të shërbimit, qoshkun e transmetimit të drejtpërdrejtë, mënyrën primitive të marrjes së apelit, garderobën, dhomëzat ndihmëse, të cilat nuk di pse iu thonë sallat e Komisioneve Parlamentare. Nuk po flas për muaj të tërë pa kurrfarë aksesi në rrjetin e internetit, për mosfunksionimin e adresave të e-mailit, të kontrollit të rreptë të postës elektronike dhe të kufizimeve kësidoresh; nuk po flas për pajisjet e punës, të ca tabletëve që iu dhanë deputetëve në krye dhe nuk punuan kurrë siç duhe; nuk po flas për ndarjen e zyrave vetëm për deputetë të caktuar.

Rikonstruksioni i godinës së Parlamentit gjatë verës së vitit 2010, i dha njëfarë frymëmarrjeje, ndikoi në ndriçimin e sallës së Seancave Plenare, në sistemin elektronik të votimit, cilësinë e mobilimit, por rutina e punës së prapavijës dhe mentaliteti i funksionimit të Parlamentit, nuk ndryshoi kurrë.]

Javë të mbarë, Miq! ❤️

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Elmira Rama shpallet fituese e vendit të parë në Festivalin V Mbarëshqiptar të Poeteshave në Shkodër

Shkodër, 9 nëntor 2025 Në qytetin e artit dhe kulturës, Shkodra, u...

Mimoza Rexhvelaj

Mos u trazo, shpirt I thash shpirtit:mos u trazo për gjethetqë zverdhen...

Arjan Muka: Muzikanti që ruan dhe promovon kulturën shqiptare në skenën ndërkombëtare

Arjan Muka është një emër i njohur në fushën e muzikës shqiptare,...