Nga: Redaksia politike!
Per: newslibero.com
Nga një qytetar i zakonshëm, në zë përfaqësues në Parlament. Historia e Erjo Miles është një ftesë për të rinjtë që të besojnë te vetja.
Në zgjedhjet e 11 majit 2025, Erjo hyri në listën e mbyllur të Partisë Socialiste dhe për herë të parë u rendit në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i Qarkut Fier. Një figurë e re, me një stil të qetë, por të vendosur, ai po ndërton profilin e një politikani, që kërkon zgjidhje, jo debate, që më shumë dëgjon, se sa flet.
Kush është ErjoMile?
I lindur dhe rritur në Fier, Erjo ka ditur të përballojë sfidat me dinjitet. Është diplomuar në shkencat Sociale dhe Juridike dhe ka ndërtuar karrierën në administratën qëndrore, si koordinator në kryeministri për të rinjtë, ku shumë prej punëve dhe pikave kyçe janë realizuar. Gjithashtu Erioni ka punuar si pedagog në fakultetin e shkencave sociale, në UT.
Cilat janë prioritetet e tij?
Rinia – “Ne nuk jemi thjesht e ardhmja, jemi e tashmja. Rinia duhet të jetë pjesë aktive e çdo vendimi.”
Shëndetësia & Arsimi – Erjo është i vendosur të luftojë për spitale më funksionale, shkolla moderne dhe trajnim për profesionistët.
Punësimi dhe Inovacioni- Ai është zë i fortë për mbështetjen e startupe-ve, zanateve dhe nismave të të rinjve që duan të punojnë në Shqipëri, jo ta braktisin atë.
Çfarë sjell ndryshe?
Me zero arrogancë dhe zero distancë, Me një qasje miqësore Erjo e sheh politikën si një mjet për të shërbyer, jo për t’u shkëputur nga realiteti. Jo podiume, por prani. Jo fjalime, por veprime.
Fokus tek zgjidhjet reale – Ai është më pak i interesuar për fjalime të gjata dhe më shumë për zgjidhje të vogla që bëjnë diferencën në jetën e përditshme.
Prani në rrjete sociale- Aktiv në Instagram dhe Facebook, ku ndan takimet me qytetarët dhe jo foto zyrtare nga podiumet.
Fjala e tij:
“Kam hyrë në politikë për të mos u bërë politikan siç i kemi parë gjithmonë. Dua të jem ndryshe, i thjeshtë, i zëshëm për njerëzit dhe i ndershëm në çdo vendim.”
Planet e Afërta?
Të hapë një zyrë rinore në Fier, ku të rinjtë të japin ide dhe të bëhen pjesë e politikëbërjes.
Të organizojë takime mujore me qytetarët, për llogaridhënie të drejtpërdrejtë.
Të propozojë një nismë ligjore për stazhe të paguara në institucionet shtetërore, në mënyrë që të rinjtë të mos punojnë falas.
Erjo Mile është një nga ata emra të rinj që nuk kanë ardhur për të bërë zhurmë, por për të punuar në heshtje dhe me përkushtim. Në një kohë kur besimi tek politika është i ulët, ai përfaqëson një rreze drite një zë të pastër që vjen nga baza, jo nga sistemi.
Fieri ka një përfaqësues që dëgjon. Shqipëria ka një deputet që premton të mbetet njeri.
Leave a comment