Tiranë, 1 Shtator 2025 – Sot, artistja e madhe shqiptare Parashqevi Simaku feston 59-vjetorin e lindjes, një figurë që vazhdon të mbetet e paharrueshme në memorien e artit dhe muzikës shqiptare.
E lindur më 1 shtator 1966 në Kavajë, Parashqevi Simaku u bë një ndër zërat më të dashur të publikut që në fundin e viteve ’70 dhe përgjatë gjithë dekadës së artë të muzikës shqiptare në vitet ’80. Me këngë që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës, ajo fitoi zemrat e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.
🎶 “Në moshën e rinisë”, “E duam lumturinë”, “Në çdo stinë” e shumë të tjera janë vetëm disa nga perlat muzikore që mbajnë firmën e saj dhe vazhdojnë të dëgjohen me nostalgji edhe sot.
Pas një mungese të gjatë nga jeta publike, dhe pas një periudhe sfiduese personale, Parashqevi është rikthyer sërish në vëmendje dhe në zemrat e fansave me premtime për një rikthim të plotë në muzikë. Lajmet e fundit flasin për përgatitjen e një koncerti të madh rikthimi, i planifikuar për fundin e vitit 2025.
Sot, në këtë ditë të shënuar, Newslibero.com i uron nga zemra:
Gëzuar ditëlindjen, Parashqevi Simaku!
Të qofshin vitet që vijnë të mbushura me shëndet, paqe dhe dritë ashtu siç i dhurove ti dritë e ndjenjë një populli të tërë me këngët e tua.
Leave a comment