Home Kulturë Historik DEKLARATË PUBLIKENga Këshilltaret Bashkiake ElbasanZnj. Doris Madhi dhe Znj. Valbona Balliu
Historik

DEKLARATË PUBLIKENga Këshilltaret Bashkiake ElbasanZnj. Doris Madhi dhe Znj. Valbona Balliu

Share
Share

Ndjehemi sot të detyruara nën cilësinë e Këshilltareve Bashkiake dhe marrim shkas nga një lajm i publikuar nga media Syri.net të vemë në dijeni qytetarët e Elbasanit në lidhje me një çeshtje që i prek drejtpërdrejt:
Shpronësimi i Teatrit Skampa.

Në mbledhjen e datës 3 Shtator u diskutua dhe u votua mbi vlerën financiare të akorduar për Shpronësimin e hollit të Teatrit Skampa, i cili mori formë në mbledhjen e muajit Korrik me votat e Partisë Socialiste dhe një pjese të votave të opozitës.
Nga lajmi i publikuar nga media e partisë Syri.net (fatkeqësisht tonës, që për arsye banale analfabetizmi funksional ka vendosur të na çensurojë) del në pah shfajësimi dhe paaftësia profesionale e këshilltarëve të opozitës gjoja duke kundërshtuar shpronësimin që një mbledhje të shkuar kanë votuar po vetë. Patetizmi i të ndjerit të mashtruar se gjoja nuk dinë se cilët janë pronarët legjitimë të Teatrit Skampa apo fjalët që Xhavit Biçakçiu e ka falur vetë pronën e tij tingellojnë qesharake në veshët e çdo elbasanlliu!
Fjala ime dhe e Znj. Valbona Balliu në këshill siç keni mundësi të dëgjoni më poshtë bëri debatin dhe opozitën e vërtetë, siç bëjmë tashmë që ditën e parë që qytetarët na votëbesuan!
Ndaj, nuk ka media partie, pazar a thashethem politik a personal që mund të na ndalojë të bëjmë opozitë pastër, me dinjitet e profesionalizëm duke artikuluar të vërteta!
Mbaroi epoka e marrëveshjeve okulte, e ditëve kur dora ngrihej fshehtas apo përgjysmë….në fakt tani del në një tabelë elektronike në Këshill që zor se publiku do ta shohë…pa merak do ju azhornoj unë!
Opozita nuk bëhet me dy mendje, o mblidheni e bëjeni, o kaloni në grupin e mazhorancës aty ky rrini me një këmbë që në kohërat e Lulit që ju polli e po ju rrit në kurriz të qytetarëve!
P.S. Ndani mendjen: Berishën e njihni si kryetar të PD-së apo i njihni vetëm shijet e posteve që po ju shpërndahen nga halli?!

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Sot u përkujtua me nderim dhe respekt akti i 68 vajzave partizane fierake

Një faqe unike në historinë e LANÇ-it u përkujtua sot në Fier....

Gaspër Marku një jetë e tërë në shërbim të gazetarisë sportive

Në historinë e gazetarisë sportive shqiptare, emri i Gaspër Markut zë një...

Shoqëria, shteti dhe e drejta pse nuk mund të ndahet njeriu prej tyre

Që nga momenti kur njeriu shfaqet si qenie e arsyeshme, ai nuk...

Fier – Zjarr pranë Drejtorisë së Bujqësisë, reagim i shpejtë i policisë dhe zjarrfikëses

Misionarët katolikë në Fier kanë njoftuar policinë pas rënies së një zjarri...