Home Lajm 11 Shtatori: 24 vite më pas- Bota ende në “tym e flakë”
LajmNga bota

11 Shtatori: 24 vite më pas- Bota ende në “tym e flakë”

Share
Share

Më 11 shtator 2001, bota u trondit nga një prej akteve më barbarë të historisë moderne. Sulmet terroriste ndaj Kullave Binjake në Nju Jork morën mijëra jetë të pafajshme dhe ndryshuan rrjedhën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ato shënuan fillimin e një epoke të re pasigurie, ku terrorizmi u bë kërcënimi më i madh global.

Kanë kaluar tashmë 24 vite dhe bota, për fat të keq, vijon të jetë në “tym e flakë”: luftëra që shpërthejnë në lindje e perëndim, konflikte të përgjakshme gjeopolitike, valë emigracioni të detyruar dhe tensione që shpesh i japin të drejtë pyetjes së vjetër latine: “Quo vadis?” – Ku po shkon njerëzimi?

Është një fakt historik që Parlamenti shqiptar, vetëm pak minuta pas lajmit tragjik, u bë i dyti në botë që ndërpreu seancën plenare dhe dënoi ashpër aktin terrorist. Ky gjest solidariteti tregoi qartë se edhe një vend i vogël në Ballkan mund të mbajë qëndrim të madh, duke u rreshtuar menjëherë në krah të demokracive dhe lirisë.

Pas 11 shtatorit, u premtua një rend i ri botëror më i sigurt. Megjithatë, pas dy dekadash shohim se terrorizmi ka marrë forma të reja, luftërat vazhdojnë, dhe besimi mes fuqive të mëdha është më i brishtë se kurrë. Në vend të paqes, shpesh kemi parë përshkallëzim dhune dhe kriza që nuk kanë fund.

Në këtë përvjetor të hidhur, pyetja mbetet e hapur: ku po shkon bota? A do të arrijë njerëzimi të ndërtojë ura paqeje, apo do të vazhdojë të endet në ciklin e përhershëm të dhunës? Kujtesa e 11 shtatorit duhet të na shërbejë jo vetëm për të nderuar viktimat, por për të reflektuar thellë mbi rrugën që kemi zgjedhur.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike: Jo e pushuar, por në pension pas 29 vitesh shërbim

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ka përfunduar zyrtarisht...

Belinda Balluku Shqipëria 2030 nuk ndalet nga kaosi opozitar

Seanca e sotme plenare, e cila duhej të shënonte prezantimin e programit...

Lokali i Petraq Trifkës, një shembull i suksesshëm i turizmit kulinar

Turizmi kulinar po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në...

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra...