Home Politikë Erald Kapri: 3 orë fjalim të Edi Ramës ishin një manifestim për pushtet absolut, për aq kohë sa ai të jetë gjallë!
Politikë

Erald Kapri: 3 orë fjalim të Edi Ramës ishin një manifestim për pushtet absolut, për aq kohë sa ai të jetë gjallë!

Share
Share

Asgjë për t’u krenuar. Asnjë përgjegjësi për 12 vite dështime, asgjë për problemet e përditshme të shqiptarëve, koston e lartë të jetesës, pamundësitë ekonomike, mungesën e ilaçeve, pensionet e ulëta, arsimin e degraduar. Asnjë llogaridhënie.

Asgjë për shqiptarët, vetëm pushtet për veten dhe miqtë e tij!

Asnjë ministër i vjetër, asnjë i ri nuk do të zgjidhë asnjë nga këto probleme. E vetmja gjë që do të bëjnë është të zgjasin edhe më shumë qëndrimin e Edi Ramës në pushtet.

Të dashur miq, ky është një moment reflektimi. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë. Rama nuk ikën vetë.

E vetmja rrugë është guximi ynë. Të mos dorëzohemi! Të ofrojmë një alternativë të ndershme, morale, të kundërt me modelin e tij të korruptuar.

E kuptoj zhgënjimin e opozitarëve, demokratëve, qytetarëve të thjeshtë. E kuptoj padurimin e atyre që kanë vuajtur pasojat e keqqeverisjes, por Rama nuk rrëzohet me të njëjtat vendime të djeshme.

Brenda pak javësh, Tirana do të ketë zgjedhje vendore. Ky është shansi i opozitës për t’u bashkuar rreth një kandidati të vetëm. Jo kandidati i partive, por një personalitet i ndershëm e i besueshëm sepse shqiptarët janë të etur për ndryshim!

Fitorja në Tiranë do të ishte pika e kthesës dhe kthesa duhet të nisë që sot!

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Elbasani në baltë, ndërsa opozita bën teatër

Nga Doris Madhi, Këshilltare Bashkiake, Elbasan Në një kohë kur qyteti i...

Brunilda Mersini nis fushatën për Bashkinë e Vlorës me mesazhe pozitive

Brunilda Mersini, e cila së fundmi dha dorëheqjen nga posti i deputetes...

Alesia Balliu: Zëri që trondit standardet e dyfishta në politikën shqiptare

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh fshihet pas retorikës boshe dhe...