⁷Tiranë Sot, në Institucionin e Presidentit të Republikës, Andis Salla u betua zyrtarisht në detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Pas ceremonisë së betimit, Salla falënderoi Kryeministrin për besimin e dhënë dhe theksoi rëndësinë e këtij sektori për ekonominë, sigurinë ushqimore dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.
Ministri i ri u zotua se do të çojë përpara vizionin “Bujqësia 2030”, duke vënë në fokus fuqizimin e fermerëve, rritjen e pranisë së produkteve shqiptare #MadeinAlbania në tregjet ndërkombëtare, si dhe mbështetjen e agrobizneseve.
“Me transparencë, vendosmëri dhe bashkëpunim me të gjithë aktorët e sektorit, synojmë hapa të qartë drejt një bujqësie moderne, konkurruese dhe europiane,” u shpreh Salla.
Leave a comment