Home Nga bota Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike: Jo e pushuar, por në pension pas 29 vitesh shërbim
Nga bota

Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike: Jo e pushuar, por në pension pas 29 vitesh shërbim

Share
Share

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ka përfunduar zyrtarisht misionin e saj diplomatik dhe pritet të dalë në pension pas gati tre dekadash shërbimi në Shërbimin e Jashtëm Amerikan.
Pas largimit nga Tirana në qershor 2023, ku ajo shërbeu si ambasadore nga viti 2020 deri më 2023, Kim u emërua Këshilltare e Lartë për Efiçencën dhe Llogaridhënien në Byronë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike pranë Departamentit të Shtetit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka bërë të qartë se Yuri Kim nuk është pushuar nga puna, siç është përfolur në disa media, por ka zgjedhur të mbyllë karrierën pas 29 vitesh shërbim aktiv në diplomaci.
E lindur në vitin 1969, Yuri Kim është sot 56 vjeçe. Edhe pse mosha e detyrueshme e pensionit për diplomatët amerikanë është 65 vjeç, ligji u jep të drejtën të dalin në pension më herët nëse kanë vite të mjaftueshme shërbimi.

Gjatë karrierës së saj, Kim ka mbajtur poste të rëndësishme në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe Shqipëri, duke u vlerësuar si një nga diplomatët më aktivë dhe më të drejtpërdrejtë të Departamentit të Shtetit.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

11 Shtatori: 24 vite më pas- Bota ende në “tym e flakë”

Më 11 shtator 2001, bota u trondit nga një prej akteve më...

Presidenti Zelensky nderon Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me Urdhrin “Shën Olga”, Klasi i Parë!

Tiranë, 25 Gusht 2025 – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nderuar...

Veshja tradicionale e femrave arbëreshe!

Veshja e femrave arbëreshe është një nga elementet më të veçanta të...

Kur Ligji Takohet me Besimin: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë në Dritën e Normave Juridike dhe Diplomacisë Ndërfetare!

Nga bashkëjetesa juridike në marrëveshje ndërkombëtare!Në një epokë ku marrëdhëniet ndërmjet shtetit...