Me rastin e 21 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Paqes, Këshilli Lokal i Paqes, Patos, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme të Bashkuar “Sotir Çapo”, Zharrëz, organizoi një aktivitet sensibilizues me temën:
“Model i Paqes 2025”.
Aktiviteti u çel me një video ndërgjegjësuese, e cila solli në vëmendje pasojat shkatërruese të luftërave dhe dhunës, duke nxitur reflektim dhe ndërgjegjësim mbi rëndësinë e paqes.
Tema e këtij viti theksoi se paqja nuk është thjesht një fjalë, por një mënyrë jetese që mësohet, frymëzohet dhe ushtrohet çdo ditë. Modelet e vërteta të paqes janë ata individë që, përmes veprave të tyre, udhëheqin të tjerët drejt bashkëjetesës në harmoni dhe mirëkuptim.
Aktiviteti u nderua me pjesëmarrjen e deputetes së zonës, znj. Antoneta Dhima dhe drejtoreshës së ZVAP Patos, znj. Elda Goxhaj, të cilat në rolin e Ambasadoreve të Paqes përcollën mesazhe frymëzuese mbi rolin e paqes në jetën e përditshme dhe edukimin e brezit të ri me frymën e paqes dhe mirëkuptimit.
Kryetarja e Këshillit të Paqes Patos, znj. Elmira Rama, shprehu falënderime për Z. Gani Roshi, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Paqes Universale, Shqipëri, për mbështetjen dhe kontributin e tij; për drejtuesen e SHMB “Sotir Çapo”, znj. Matilda Kolici, si dhe të gjithë stafin pedagogjik dhe nxënësit për përkushtimin dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij aktiviteti. Ajo theksoi nevojën për organizimin më të shpeshtë të aktiviteteve të tilla, duke i konsideruar ato si një thirrje për harmoni, mirëkuptim dhe bashkejetese paqësore në shkollë e më gjerë.
Nxënësit me mesazhe të shkruara për paqen krijuan “Pemën e Paqes”, një simbol i fuqishëm i dëshirës së tyre për paqe dhe harmoni.
Në përmbyllje të aktivitetit u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje si “Modelet më të mira të Paqes 2025» në SHMB Zharrëz, nxënëset: Blerdiana Brace, Fjorela Bani dhe Klejsa Azizi, moment, i cili shkaktoi emocione te vecanta dhe te papritura. Emrat e tyre u përcaktuan nëpërmjet një anketimi online dhe anonim nga vetë nxënësit e shkollës.
Leave a comment