Ministria e Punëve të Brendshme ka rikonfirmuar angazhimin e saj për përmbushjen e kritereve fillestare të kapitujve 23 dhe 24 të procesit të integrimit evropian, me fokus tek sundimi i ligjit, mbrojtja e të drejtave themelore dhe siguria.
Gjatë një takimi të zhvilluar sot me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z./ Silvio Gonzato, si dhe përfaqësues të Delegacionit të BE-së, ministri i Punëve të Brendshme shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Unionit në reformat e nisura.
Bashkëpunimi ynë i ngushtë me Delegacionin e Bashkimit Evropian është thelbësor për të avancuar në rrugën tonë drejt anëtarësimit. Reformat për sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve mbeten prioriteti ynë kryesor,” theksoi ministri.
Kapitujt 23 dhe 24 janë ndër më të rëndësishmit në procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, pasi lidhen drejtpërdrejt me garantimin e demokracisë funksionale, respektimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e sigurisë publike.
Sipas Ministrisë së Brendshme, puna për përmbushjen e këtyre kritereve do të vijojë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim përshpejtimin e hapave të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Leave a comment