Home Politikë Një yll që u dogj shpejt nën qiellin e Elbasanit. Nga premtimi për ndryshim, në shembullin e dështimit politik.
Politikë

Një yll që u dogj shpejt nën qiellin e Elbasanit. Nga premtimi për ndryshim, në shembullin e dështimit politik.

Share
Share

Nga: Alesa Balliu

Në Elbasan thonë se ka dy lloj yjesh: ata që ndriçojnë qiellin dhe ata që digjen shpejt, duke lënë vetëm tym dhe grindje pas. Luçiano Boçi u shit si i pari, por përfundoi si i dyti. Një “yll” që besoi se drita e tij vinte nga lavdia, ndërsa në fakt vinte nga reflektorët e tjerëve.

Rruga e tij politike ngjan me fabulën e gjelit që mendon se lindja e diellit varet nga kënga e tij dhe kur heshti, agimi erdhi po njëlloj. Fshati u zgjua… dhe nuk e ndjeu mungesën.

Boçi u gjet nga PD Elbasan si “shpresa e re” në 2007. Shpresa e kujt? E atyre që kërkonin një emër për fasadë. Në vend që të mbillte besim, mbolli klane. Në vend që të zgjidhte, krijoi konflikte. Në vend që të drejtonte, thjesht administronte ego dhe llogari personale.

Elbasani e pa, e dëgjoi, e peshoi – dhe e refuzoi. Herë me humbje të thella, herë me turp publik. Por gjithmonë me të njëjtin rezultat: dështim. E fajtorë kishte plot: kutitë, listat, partia, moti, qielli… veç Boçi jo.

Beteja? Zero. Akuza? Vetëm Regjimi elektoralë. Denoncime ndaj pushtetit lokal? Asnjë serioze. Luftë ndaj krimit dhe oligarkisë? As në ëndërr. Në Elbasan ai mbahej mend për takime nën ullinj, jo në tribuna. Për foto në fushata, jo për kauza. Për kalkulim të vogël, jo për vizion. Aleat me kë të duhej, dhe kundër kujtdo që i binte rruga.

Kur politika s’i mjaftoi, nisi të ëndërronte poste si në filmat amatorë: nënkryetar Kuvendi, kryetar partie, madje edhe kryeministër! Por edhe ëndrrat kanë limit kur realiteti është bosh.

Në fabul, gjeli i oborrit këndon për të bindur veten se dielli zbardh vetëm në komandën e tij. Realiteti është mizor: kur heshti, dielli u ngrit po njësoj. As Elbasani s’u errësua për mungesën e tij, as demokracia nuk e vajtoi.

Sot, kur bilanci është i qartë vetëm humbje atëhere mbetet vetëm e vërteta: Boçi s’la dot një bashki, s’la dot një parti të bashkuar, s’la dot një kauzë. Lë vetëm një precedent: si nuk bëhet politika.

Në Elbasan sot thonë me humor: Shkëlqimi dhe rënia e shokut Boç
Ndoshta është hera e parë që qyteti merr frymë pa retorikë, pa tym, pa yje të rremë.

Ne e dimë çdo fabul mbaron njësoj:
Në fund, lavdia false bie më shpejt se duartrokitja e saj.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Don't Miss

Brunilda Mersini nis fushatën për Bashkinë e Vlorës me mesazhe pozitive

Brunilda Mersini, e cila së fundmi dha dorëheqjen nga posti i deputetes për t’u fokusuar në kandidaturën për kryetare bashkie të Vlorës, ka...

Alesia Balliu: Zëri që trondit standardet e dyfishta në politikën shqiptare

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh fshihet pas retorikës boshe dhe heshtjes së qëllimshme, Alesia Balliu vjen si një zë i drejtpërdrejtë...

Related Articles

Protesta e Adriatik Lapajt para Kryeministrisë: Zëri i një shprese të re

Para godinës së Kryeministrisë, ku prej vitesh janë zhvilluar protestat më të...

Jozefina Topalli uron Ditën Kombëtare të Rinisë: Publikon një foto nga 8 Dhjetori 1990

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe një nga figurat më të spikatura politike të...

Koha i dha të drejtë Bashës Denoncimet që u tallën, sot bëhen realitet

Në rrjetin e saj në Facebook, koordinatorja e Lulzim Bashës dhe njëkohësisht...

Elisa Spiropali pritet të marrë drejtimin e Partisë Socialiste në Qarkun Fier pas largimit të Belinda Ballukut.

Nga: Newslibero.com Pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut dhe largimit të...