Në mesin e 23 kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit, një emër spikat për profesionalizëm, përvojë dhe përkushtim të sinqertë ndaj qytetarëve Zonj/Laureta Roshi.
Me një karrierë të ndërtuar mbi punën në terren, ndershmërinë dhe lidhjen e ngushtë me njerëzit, Laureta Roshi përfaqëson një model të rrallë të integritetit në shërbim publik. Ajo sjell një përvojë të gjerë në fushën e mediave dhe mbi pesë vite përfaqësim të Avokatit të Popullit në Zyrën Rajonale Fier, ku ka dëshmuar se drejtësia fillon nga respekti për dinjitetin njerëzor.
Për të, Avokati i Popullit nuk është thjesht një institucion formal, por një forcë morale që i kujton çdo ditë shtetit detyrimin për të qenë pranë qytetarit, për ta mbrojtur atë nga padrejtësitë dhe për t’i dhënë zë atyre që shpesh mbeten të padëgjuar. “Institucioni i Avokatit të Popullit ka forcën e tij në përkushtim, ndershmëri dhe korrektesë ndaj qytetarëve. Ai është ura që lidh institucionet me dinjitetin njerëzor dhe me shtetin e së drejtës”, shprehet Roshi.
Në një kohë kur besimi publik në institucionet ka nevojë për rikthim dhe forcim, kandidatura e Laureta Roshit sjell frymën e transparencës dhe humanizmit. Ajo përfaqëson një brez profesionistësh që besojnë se ndryshimi nuk ndodh vetëm përmes fjalëve, por përmes veprimeve të përditshme dhe përkushtimit ndaj njerëzve të thjeshtë. Për të gjithë ata që e njohin, Laureta Roshi është një kandidate e palodhur, me zemër të ngrohtë dhe sy drejt së vërtetës, që di të dëgjojë, të kuptojë dhe të veprojë. Urime dhe suksese Laureta Roshi në këtë garë të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e institucioneve demokratike!
Leave a comment