Home Kulturë Elmira Rama shpallet fituese e vendit të parë në Festivalin V Mbarëshqiptar të Poeteshave në Shkodër
Kulturë

Elmira Rama shpallet fituese e vendit të parë në Festivalin V Mbarëshqiptar të Poeteshave në Shkodër

Share
Share

Shkodër, 9 nëntor 2025 Në qytetin e artit dhe kulturës, Shkodra, u zhvillua me shumë sukses Festivali i V Mbarëshqiptar i Poeteshave, një ngjarje që mblodhi rreth vetes krijuese të fjalës së bukur nga të gjitha trevat shqiptare. Poeteshat u bashkuan si një “buqetë aromëmira” që sollën vargje plot ndjenjë, dashuri dhe frymëzim.
Në këtë atmosferë të mbushur me emocion e art, çmimin e parë e rrëmbeu Elmira Rama nga Patosi, me një poezi që preku jurinë dhe publikun për thellësinë e ndjenjës, forcën e mesazhit dhe mjeshtërinë artistike. Juria profesionale, e përbërë nga Denata Rroji, Viktor Gjikolaj dhe Demir Rusi, pas një përzgjedhjeje të kujdesshme midis 30 krijimeve poetike, dha këto vlerësime:
Vendi i parë: Elmira Rama-Patos
Vendi i dytë: Meri Mezini Tiranë dhe Valbona Kolaveri Shkodër
Vendi i tretë: Anila Mihaili Përmet dhe Nurie Baduni Tiranë
Ndërkohë, Lëvizja “Gratë frymojnë vlera” akordoi Vlerësime Speciale për krijimtari dhe mesazhe frymëzuese për:
Lindita Halili – Shkodër
Merita Kuçi – Durrës
Surpriza më prekëse e mbrëmjes ishte interpretimi i vogëlushes Melisa Halili nga Dibra, e cila emocionoi të pranishmit me recitimin e saj. Festivali u shoqërua nga performanca të bukura në piano dhe kitarë, ndërsa këngëtarja e mirënjohur Lulka Merkulaj ndezi sallën me zërin e saj, duke bërë që publiku të këndonte bashkë me të. Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të njohura të letrave shqipe si Nuradin Imeraj, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Istogut, i shoqëruar nga TV Fontana me gazetarin Zeqir Mehmetaj, si dhe Ilmi Kurti, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Malësisë së Madhe.
Kurora e suksesit i takoi moderatores Kozeta Bruçi, e cila me profesionalizëm dhe finesë i dha festivalit një atmosferë të ngrohtë e festive.
Ky ishte një festim i poezisë femërore shqiptare, i ndjenjës, i fjalës dhe i shpirtit që bashkon trevat në një gjuhë të vetme: atë të artit dhe dashurisë.

Share

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Don't Miss

Brunilda Mersini nis fushatën për Bashkinë e Vlorës me mesazhe pozitive

Brunilda Mersini, e cila së fundmi dha dorëheqjen nga posti i deputetes për t’u fokusuar në kandidaturën për kryetare bashkie të Vlorës, ka...

Alesia Balliu: Zëri që trondit standardet e dyfishta në politikën shqiptare

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh fshihet pas retorikës boshe dhe heshtjes së qëllimshme, Alesia Balliu vjen si një zë i drejtpërdrejtë...

Related Articles

Trashëgimia jonë në diasporë & Letërsia shqipe si urë kulture në Patra

Shoqata “Emigranti” Patra dhe Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” Patra shënuan me sukses...

Xhelal Halili Producenti që mbajti gjallë “Sofrën Shkodrane” për shumë vite

Xhelal Halili është një nga emrat më të respektuar të kulturës shkodrane,...

Newslibero.com viziton Kalanë e Shkodrës: Monumenti që mban mbi supe legjendën e Rozafës

Shkodra Krenaria e veriut, Kalaja e Shkodrës, një nga monumentet më të...

Gëzuar Ditën e Alfabetit!

Sot kujtojmë një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë: Kongresin...