Home Kulturë Lee Miller: Gruaja që sfidoi Luftën dhe u fotografua në vaskën e Hitlerit”
Kulturë

Lee Miller: Gruaja që sfidoi Luftën dhe u fotografua në vaskën e Hitlerit”

Share
Share

Nga: Anila Pepa, Korespondente e Newslibero.com në Milano

Në një nga lagjet më elegante të Torinos ndodhet di muzeu “Camera”, një hapësirë e dedikuar
tërësisht fotografisë. Këtë vjeshtë, një ndër sallat kryesore mikpret ekspozitën e një fotografeje jo
shumë të njohur, jo shumë të standardizuar: Lee Miller.
Lee Miller nisi karrierën e saj si një ndër modelet e para të Vogue në Amerikën e viteve ’20. Ajo
udhëtoi nëpër kryeqytete të ndryshme, mes tyre edhe Parisi, ku ndërtoi një lidhje të fortë artistike
dhe emocionale me Man Ray, influenca e të cilit është e ndjeshme edhe në fotografitë e saj.
Përveç se modele e Vogue, Lee u shndërrua shpejt në një fotoreportere lufte për të njëjtën revistë;
disa prej artikujve të Vogue mbi fundin e Luftës së Dytë Botërore janë të sajat. Përveç imazheve të
kampeve të përqendrimit, një nga fotografitë më emblematike të veprës së Miller është ajo e
realizuar brenda vaskës së Hitlerit, natyrisht pas çlirimit të qytetit nga forcat aleate.
Në këtë periudhë ku informacionet e luftërave vijnë nga çdo anë, dhe ku së fundmi shumë gazetarë
e fotoreporterë kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre heroik ndaj së vërtetës dhe informacionit,
zbulimi i pasvdekshëm i Lee Miller është një dritë dhe njëkohësisht një homazh ndaj pasionit dhe
përkushtimit të çdo fotoreporteri e gazetari — veçanërisht i atyre që sot nuk janë më.
“Preferoj të shkrep një foto sesa të jem një fotografi”, ishte shprehur Lee në një nga intervistat e saj,
dhe vërtet, në këtë muze europian, fotografia e saj në heshtjen e sallave dhe respektin e
vizitorëve mbizotëron. Pas çdo imazhi, përveç gruas së bukur dhe udhëtares së palodhur,
shfaqet një dëshmi thellësisht femërore dhe origjinale e një prej ngjarjeve më të hidhura të Evropës.
Përveç se muzë e Man Ray, Lee Miller do të jetë edhe muzë e Jean Cocteau te filmi Le sang d’un
poète. Por mbi të gjitha, pas shumë vitesh dhe një pune të pandërprerë, ajo është sot fotografeja që
muzeumet e mbarë botës kanë nderin ta ekspozojnë në sallat e tyre.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Lee Miller u tërhoq nga karriera e fotoreporteres për t’iu përkushtuar
miqësive të saj të shumta. Përvoja e luftës e tronditi thellë, dhe ajo nuk iu rikthye më fotografisë,
duke e zëvendësuar me pasionin e saj për kuzhinën. Deri në ditët e fundit, periudhat e saj të
depresionit alternoheshin me çaste euforie.
Nëse nuk ju rastis të vizitoni ekspozitën e saj, ju ftoj gjithsesi të shfletoni fotografitë online dhe të
shihni filmin që i është dedikuar, “Lee”, me Kate Winslet, me regji të Ellen Kuras.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Don't Miss

Brunilda Mersini nis fushatën për Bashkinë e Vlorës me mesazhe pozitive

Brunilda Mersini, e cila së fundmi dha dorëheqjen nga posti i deputetes për t’u fokusuar në kandidaturën për kryetare bashkie të Vlorës, ka...

Alesia Balliu: Zëri që trondit standardet e dyfishta në politikën shqiptare

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh fshihet pas retorikës boshe dhe heshtjes së qëllimshme, Alesia Balliu vjen si një zë i drejtpërdrejtë...

Related Articles

Trashëgimia jonë në diasporë & Letërsia shqipe si urë kulture në Patra

Shoqata “Emigranti” Patra dhe Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” Patra shënuan me sukses...

Xhelal Halili Producenti që mbajti gjallë “Sofrën Shkodrane” për shumë vite

Xhelal Halili është një nga emrat më të respektuar të kulturës shkodrane,...

Newslibero.com viziton Kalanë e Shkodrës: Monumenti që mban mbi supe legjendën e Rozafës

Shkodra Krenaria e veriut, Kalaja e Shkodrës, një nga monumentet më të...

Gëzuar Ditën e Alfabetit!

Sot kujtojmë një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë: Kongresin...