Home Lajm Ekzekutohet me armë biznesmeni në Elbasan qyteti tronditet
Lajm

Ekzekutohet me armë biznesmeni në Elbasan qyteti tronditet

Share
Share

nga: newslibero.com

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Elbasanit këtë mbrëmje, duke lënë pas një viktimë të njohur dhe shumë pikëpyetje për autorët dhe motivet. Sipas njoftimeve paraprake, biznesmeni 43-vjeçar, Edmond Mëhalla (i njohur ndryshe si “Mondi Mëhalla”), u qëllua për vdekje rreth orës 21:00 në afërsi të karburantit që dyshohet i përkiste atij në Unazën Jugore të Elbasanit.
Raportohet se Mëhalla ka marrë dy plumba në kokë, ndërkohë që hetuesit dyshojnë se atentati është kryer nga dy persona, të cilët i vunë pritë pranë karburantit. Në vendin e ngjarjes, policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore të qytetit, ndërsa një grup i posaçëm hetimor po merret me identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit. Autorët ende të paidentifikuar zyrtarisht dyshohet se kanë përdorur një automjet tip “Audi” me ngjyrë të zezë, sipas burimeve jozyrtare.
Ky krim vjen vetëm pak kohë pasi autoritetet prezantonin me krenari statistikën për vitin 2024: sipas tyre, në Elbasan nuk ishte regjistruar asnjë vrasje një rekord që zinte vend që nga viti 1989.
Tani, qytetarët ndihen të pasigurt, ndërsa autoritetet thonë se po përqendrojnë forcat për të ndriçuar ngjarjen.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Don't Miss

Brunilda Mersini nis fushatën për Bashkinë e Vlorës me mesazhe pozitive

Brunilda Mersini, e cila së fundmi dha dorëheqjen nga posti i deputetes për t’u fokusuar në kandidaturën për kryetare bashkie të Vlorës, ka...

Alesia Balliu: Zëri që trondit standardet e dyfishta në politikën shqiptare

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh fshihet pas retorikës boshe dhe heshtjes së qëllimshme, Alesia Balliu vjen si një zë i drejtpërdrejtë...

Related Articles

Kushtetuesja pezullon vendimin e GJKKO së, por hetimet për Ballukun vijojnë pa pengesa

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar përkohësisht vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) që...

SHBA përshëndet emërimin e Klodian Brahos në krye të SPAK dhe vlerëson shërbimin e Altin Dumanit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar menjëherë pas zgjedhjes së Klodian...

Gazetaria: Laureta Roshi Cfare po ndodh me Avokatin e Popullit?

PSE NDRYSHOI PROCEDURA – Zgjedhja e kandidatures per Avokatin e PopullitPse Ndryshoi...

Ndërron jetë Ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli

Sot në orët e para të mëngjesit, kleri katolik dhe mbarë komuniteti...