Home Kronikë Seminar dyditorsh i fuqizimit të grave migrante & Shoqata “Emigranti” , ku përfaqëson komunitetin shqiptar në seminarin e organizatës “Melissa” me qendër në Athinë.
Kronikë

Seminar dyditorsh i fuqizimit të grave migrante & Shoqata “Emigranti” , ku përfaqëson komunitetin shqiptar në seminarin e organizatës “Melissa” me qendër në Athinë.

Share
Share


Seminari kësaj radhe u zhvillua në Patra në qendrën “ Dhafni” i dedikuar edukimit dhe trajtimit të temave të ndjeshme, që lidhen me emigracionin, me fokus të veçantë te fuqizimi i gruas emigrante.
Aktiviteti u organizua nga organizata prestigjioze “Melissa Network of Migrant Women in Greece”, në bashkëpunim me KEK “Dhafni” Patra, duke mbledhur pjesëmarrëse nga komunitete të ndryshme migrantësh që jetojnë në Greqi, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme që mbështetën tematikën e këtij seminari.
Shoqata “Emigranti” mori pjesë zyrtarisht në këtë seminar, falë përfaqësimit të kryetares znj. Kristiana Veliu dhe mësueses e aktivistes znj. Vilma Rogo. Gjatë dy ditëve të programit, ato diskutuan çështje që prekin drejtpërdrejt jetën e emigranteve të huaja & shqiptare: integrimin social, sfidat kulturore, të drejtat e grave, aksesin në arsimim, si dhe nevojën për ngritjen e mekanizmave mbështetës brenda komunitetit, si dhe ide e propozime për një qasje të problematikës së femrës dhe sfidave të saj në emigracion.
Dhe konkretisht u hodhën ide për projekte të reja bashkëpunimi, që do të zhvillohen në të ardhmen me synim nxitjen e multikulturës, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e rolit të gruas brenda komunitetit migrues.
Organizata “Melissa” falënderoi pjesëmarrëset për kontributin dhe angazhimin e tyre, duke vlerësuar punën e Shoqatës “Emigranti” si një urë të rëndësishme lidhëse mes komunitetit shqiptar dhe institucioneve greke.
Shoqata “Emigranti” shprehu mirënjohjen për ftesën dhe mundësinë për të përfaqësuar zërin e shumë grave shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Greqi, duke theksuar se angazhime të tilla mbeten themelore për forcimin e dialogut, bashkëpunimit dhe integrimit të denjë në shoqërinë pritëse.
Mirënjohje dhe respekt !

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Don't Miss

Brunilda Mersini nis fushatën për Bashkinë e Vlorës me mesazhe pozitive

Brunilda Mersini, e cila së fundmi dha dorëheqjen nga posti i deputetes për t’u fokusuar në kandidaturën për kryetare bashkie të Vlorës, ka...

Alesia Balliu: Zëri që trondit standardet e dyfishta në politikën shqiptare

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh fshihet pas retorikës boshe dhe heshtjes së qëllimshme, Alesia Balliu vjen si një zë i drejtpërdrejtë...

Related Articles

Newslibero.com: Zëri i qytetarëve Fierakë përballë heshtjes mediatike mbi Belinda Ballukun

Në një kohë kur opinioni publik ka pritshmëri të larta për transparencë...

Ndërron jetë ish-Nunc Apostoliku i Vatikanit në Shqipëri, Arqipeshkvi Luigi Bonazzi

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare ish-Ambasadori i Vatikanit në Shqipëri, Arqipeshkvi...

Deputetja Fierit Antoneta Dhima mbyll profilin e komenteve çfarë po fsheh kjo politikane?

Në një kohë kur transparenca duhet të jetë arma e çdo përfaqësuesi...

Shpat Kasapi përcillet për në banesën e fundit një ditë zie për muzikën shqiptare

Sot, arti shqiptar uli kokën në heshtje. Dhjetëra qytetarë, familjarë, artistë dhe...