Lamtumirë me dhimbje dhe dritë
Sot fjala u ndal për një çast,sepse u shua zëri i atij që e mbrojti atë deri në fund. Themeluesi i newslibero.com Marin Nikolla u nda nga jeta, por jo nga kujtesa jonë.
Ai besoi se e vërteta duhet thënë edhe kur dhemb,se fjala e lirë nuk kërkon leje, dhe se heshtja është forma më e rëndë e padrejtësisë. Nga ky besim lindi një dritare e hapur për shoqërinë, një zë që nuk u përkul.

Sot mbetet bosh vendi i tij,por mbetet e gjallë vepra. Në çdo rresht të shkruar me ndershmëri, në çdo të vërtetë të thënë pa frikë, jeton kujtimi i tij.
Ne nuk i themi lamtumirë, sepse ata që lënë gjurmë, nuk largohen kurrë. Ata thjesht shndërrohen në dritë për të tjerët.
U prehtë në paqe. 🕊️
Leave a comment