Home Lajm Avokatët në mbarë vendin bojkotojnë gjykatat pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja
Lajm

Avokatët në mbarë vendin bojkotojnë gjykatat pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Share
Share

Tiranë, 7 tetor 2025 Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambientet e drejtësisë, ku u vra gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. Astrit Kalaja. Në një vendim zyrtar të nënshkruar nga Prof. Dr. Maksim Haxhia, Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë e cilëson këtë si “një ngjarje të paprecedent dhe ndër më të rëndat që ka goditur sistemin e drejtësisë”. Në shenjë proteste dhe solidariteti me trupën gjyqësore, Dhoma e Avokatisë vendosi bojkot të përgjithshëm të të gjitha proceseve hetimore dhe gjyqësore në të gjithë vendin – për çështjet penale, civile dhe administrative – në datat 9 dhe 10 tetor 2025. Vendimi do të zbatohet në të gjitha nivelet e gjykimit. Ky bojkot është një thirrje për të gjithë institucionet e drejtësisë, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, që të marrin përgjegjësitë maksimale për sigurimin e jetës dhe të shëndetit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve thuhet në vendim. Dhoma e Avokatisë kërkon nga të gjitha palët institucionale të garantojnë funksionimin normal të drejtësisë dhe mbrojtjen e profesionistëve të saj, ndërsa thekson se ky vendim nuk shtrihet në masat e sigurisë në proceset penale, për të mos penguar rastet urgjente që lidhen me të drejtat e qytetarëve. Në përfundim, të gjithë kryetarët e Dhomave Vendore të Avokatisë janë urdhëruar të zbatojnë menjëherë këtë vendim.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Fatos Nano, është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare, pas një periudhe të gjatë sëmundjeje.

Tiranë, 31 tetor 2025 Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është ndarë nga...

Zheni Gjergji emërohet Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan

Nga: Sindi Kasalla Elbasan Mjekja Zheni Gjergji është emëruar në detyrën e...

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë shpall bojkot kombëtar pas arrestimit të avokatit Uljan Barjami

Pregatitit : Sindi Kasalla Tiranë, 19 tetor 2025 Komiteti Drejtues i Dhomës...

Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja plagoset me armë zjarri në ambientet e gjykatës Tirane

Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja plagoset me armë zjarri në ambientet e...