Home Lajm Avokatja Alesia Balliu në “Dekalog”: PD në Elbasan futi deputet një emër që nuk e votoi as lagjja e vet!
Lajm

Avokatja Alesia Balliu në “Dekalog”: PD në Elbasan futi deputet një emër që nuk e votoi as lagjja e vet!

Share
Share

Rasti i Beldi Himçit tregon pse duhet analizë e thellë në çdo degë të PD-së

Gjatë një daljeje në emisionin “Dekalog”, avokatja Alesia Balliu ngriti një shqetësim të drejtpërdrejtë për mënyrën se si Partia Demokratike përzgjodhi kandidatët në zgjedhjet e fundit, duke sjellë në vëmendje një rast konkret nga Elbasani.

Balliu përmendi emrin e deputetit Beldi Himçi, i cili sipas saj u fut në listën e mbyllur thjesht për shkak se ishte kryetar i degës së PD në Elbasan, pa pasur një përfaqësim real në komunitetin që ai vetë përfaqëson.

“Po të shohësh rezultatin në lagjen Luigj Gurakuqi, pranë Teatrit ‘Skampa’, Beldi Himçi ka dalë me 10 vota minus. Ky është një sinjal alarmi. Si mund të vendosësh si deputet një njeri që nuk e voton as lagjja e tij?”, u shpreh Balliu.

Sipas saj, ky nuk është një problem vetëm i degës së Elbasanit, por një fenomen kombëtar që kërkon reflektim të thellë nga strukturat e PD-së në çdo qytet.

“Është momenti që analiza të mos bëhet në studio televizive, por brenda strukturave të partisë. Nuk mund të mbash më me zor emra që nuk gëzojnë besimin e komunitetit të tyre”, përfundoi Balliu.

Ky reagim vjen në një kohë kur brenda Partisë Demokratike ka nisur një proces riorganizimi dhe analiza pas humbjes së thellë në zgjedhjet e fundit, ku përzgjedhja e kandidatëve është vënë në qendër të kritikave.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Belinda Balluku Shqipëria 2030 nuk ndalet nga kaosi opozitar

Seanca e sotme plenare, e cila duhej të shënonte prezantimin e programit...

Lokali i Petraq Trifkës, një shembull i suksesshëm i turizmit kulinar

Turizmi kulinar po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në...

11 Shtatori: 24 vite më pas- Bota ende në “tym e flakë”

Më 11 shtator 2001, bota u trondit nga një prej akteve më...

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra...