Home Lajm Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë shpall bojkot kombëtar pas arrestimit të avokatit Uljan Barjami
Lajm

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë shpall bojkot kombëtar pas arrestimit të avokatit Uljan Barjami

Share
Share

Pregatitit : Sindi Kasalla

Tiranë, 19 tetor 2025 Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë ka marrë një vendim të jashtëzakonshëm pas arrestimit të avokatit Uljan Barjami, duke shpallur bojkot kombëtar të të gjitha proceseve gjyqësore nga data 20 deri më 25 tetor 2025.Sipas vendimit, avokatët në të gjithë vendin do të pezullojnë pjesëmarrjen në çdo seancë gjyqësore penale, civile dhe administrative, në të gjitha shkallët, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese. Përjashtohen vetëm seancat për caktim apo shuarje të masave të sigurimit.Komiteti e cilëson ngjarjen “tepër të rëndë” dhe ka kërkuar angazhimin urgjent të institucioneve të drejtësisë, përfshirë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.Gjithashtu, moszbatimi i vendimit të bojkotit nga ndonjë avokat do të konsiderohet shkelje e rëndë disiplinore, me pasoja që mund të çojnë deri në pezullim apo heqje licence.Në shenjë proteste, Dhoma e Avokatisë ka njoftuar edhe shtyrjen e tryezës me Ministrinë e Drejtësisë, e planifikuar më 20 tetor për diskutimin e Projekt Kodit Penal.Vendimi është firmosur nga Prof. Dr. Maksim Haxhia, kryetar i Komitetit Drejtues të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Fatos Nano, është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare, pas një periudhe të gjatë sëmundjeje.

Tiranë, 31 tetor 2025 Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është ndarë nga...

Zheni Gjergji emërohet Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan

Nga: Sindi Kasalla Elbasan Mjekja Zheni Gjergji është emëruar në detyrën e...

Avokatët në mbarë vendin bojkotojnë gjykatat pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Tiranë, 7 tetor 2025 Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar me...

Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja plagoset me armë zjarri në ambientet e gjykatës Tirane

Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja plagoset me armë zjarri në ambientet e...