Home Kulturë Historik Dom Gaetano Lleshaj nga Vatikani: “Lutje dhe bekime për të gjithë shqiptarët”
Historik

Dom Gaetano Lleshaj nga Vatikani: “Lutje dhe bekime për të gjithë shqiptarët”

Share
Share

Në një vizitë me vlera të thella shpirtërore në Selinë e Shenjtë, Dom Gaetano Lleshaj – kancelar i Administratës Apostolike të Jugut në Shqipëri – ka ndarë përmes një mesazhi të shkurtër ndjesinë e të qenurit në zemrën e Kishës Katolike botërore: në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Injohur për përkushtimin e tij në shërbim të komunitetit katolik në Jug të vendit, Dom Gaetano ka ushtruar me përulësi dhe profesionalizëm një sërë detyrash brenda një territori të gjerë dhe shpesh sfidues. Si kancelar i Administratës Apostolike, ai luan një rol kyç në organizimin dhe funksionimin administrativ të Kishës, duke garantuar përmbushjen e misionit të saj shpirtëror dhe shoqëror.

“Të qëndrosh para Bazilikës së Shën Pjetrit, atje ku për shekuj janë ngritur lutjet e mbarë botës, është një ndjenjë që nuk përshkruhet lehtë. Në zemrën time, në këtë vend të shenjtë, kam sjellë çdo shqiptar, çdo familje, çdo njeri në nevojë që ka nevojë për dritë dhe shpresë,” – tha Dom Gaetano për NewsLibero.

Në këtë udhëtim që përfaqëson një kulmim shpirtëror, ai vlerësoi rolin e Kishës si mbështetëse e vlerave themelore njerëzore: besimit, dashurisë dhe shërbimit ndaj tjetrit. Ai shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuojnë në jetën kishtare dhe i inkurajoi të rinjtë shqiptarë të mos i largohen besimit.

“Vatikani nuk është thjesht një vend – është një frymë që fton për përulësi, për reflektim dhe për shërbim të pastër. I ftoj të gjithë të kenë kurajën të jetojnë jetën me besim të gjallë.”

Dom Gaetano vazhdon të jetë një zë i urtë dhe një udhëheqës shpirtëror me ndikim në jug të Shqipërisë, ndërkohë që mbetet gjithmonë i lidhur me rrënjët e misionit të tij – t’u shërbejë të gjithëve me dashuri dhe devotshmëri.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Sot u përkujtua me nderim dhe respekt akti i 68 vajzave partizane fierake

Një faqe unike në historinë e LANÇ-it u përkujtua sot në Fier....

Gaspër Marku një jetë e tërë në shërbim të gazetarisë sportive

Në historinë e gazetarisë sportive shqiptare, emri i Gaspër Markut zë një...

Shoqëria, shteti dhe e drejta pse nuk mund të ndahet njeriu prej tyre

Që nga momenti kur njeriu shfaqet si qenie e arsyeshme, ai nuk...

Fier – Zjarr pranë Drejtorisë së Bujqësisë, reagim i shpejtë i policisë dhe zjarrfikëses

Misionarët katolikë në Fier kanë njoftuar policinë pas rënies së një zjarri...