Drejtoresha e Artit, Kulturës dhe Turizmit, Adriana Mile, po pasqyron bukuritë e qytetit dhe atraksionet turistike të Fierit përmes një serie fotografish mbreslënëse. Përmes këtyre imazheve, ajo evidenton historinë, kulturën dhe peizazhet e qytetit, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe promovuar Fierin si një destinacion tërheqës turistik. Fotot përfshijnë pamje urbane, monumente historike, natyrën përreth dhe aktivitetet kulturore që i japin jetën qytetit.
Qyteti ynë ka potencial të madh turistik dhe një shpirt të veçantë dhe unë dua ta tregoj këtë për të gjithë, shprehet Adria Mile.
Ekspozita e këtyre fotove pritet të sjellë një përvojë unike për banorët dhe vizitorët, duke nxjerrë në pah bukuritë dhe veçantinë e Fierit.









Leave a comment