Home Lajm Kosova heq tarifat për mallrat amerikane-Oda Amerikane: Vendim që lehtëson tregtinë dhe nxit investimet
Lajm

Kosova heq tarifat për mallrat amerikane-Oda Amerikane: Vendim që lehtëson tregtinë dhe nxit investimet

Share
Share

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi këtë javë forumin “Largimi i Barrierave: Ndikimi Ekonomik i Tarifave 0% për Importet Amerikane” për të diskutuar përfitimet e vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifave doganore për mallrat amerikane. Fjalimet kryesore u mbajtën nga Anu Prattipati, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Hekuran Murati, Ministër në Detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Agron Llugaliu, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës. Një prezantim teknik lidhur me certifikimin e origjinës amerikane të mallrave u dha nga Sali Hoda, Udhëheqës i Sektorit të Origjinës në Doganën e Kosovës.

Për perspektivat e biznesit folën Fikret Havolli, Drejtor i Përgjithshëm i Orbico dhe Kryesues i Komitetit të Tregtisë të Odës Amerikane, Agron Jusufi, Kryeshef Ekzekutiv i Katana dhe Kryesues i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Odës Amerikane. Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, theksoi se heqja e tarifave pasqyron rekomandimet e kahershme të Odës Amerikane dhe komunitetit të biznesit dhe përgatit terrenin për rritjen e investimeve dhe tregtisë. Ky vendim hap derën për lidhje më të forta tregtare dhe investimi, ua lehtëson bizneseve amerikane suksesin në Kosovë dhe zgjeron aksesin e Kosovës në produkte amerikane me cilësi të lartë.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Belinda Balluku Shqipëria 2030 nuk ndalet nga kaosi opozitar

Seanca e sotme plenare, e cila duhej të shënonte prezantimin e programit...

Lokali i Petraq Trifkës, një shembull i suksesshëm i turizmit kulinar

Turizmi kulinar po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në...

11 Shtatori: 24 vite më pas- Bota ende në “tym e flakë”

Më 11 shtator 2001, bota u trondit nga një prej akteve më...

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra...