Home Histori Liza Laska, artistja që nuk kërkoi estetikë, por ngjethje…
Histori

Liza Laska, artistja që nuk kërkoi estetikë, por ngjethje…

Share
Share

Nga: Aleksander Çipa

Liza Laska është një artiste që e ka shumëfishuar jetëgjatësinë e emrit të vet, përmes artit vetiak në skenë dhe kinematografi. Së bashku me Albert Verinë, sivëllain e saj skenik e artistik në Vlorë, përbëjnë modulin e lartë të një kuote artistësh që kanë bërë dhe rrojnë artistikisht në diferencë me të tjerë…
Kjo zonjë vlonjate e artit skenik shqiptar është shëmbëllim i mbartjes së asaj që mund të thuhet në frymën e Bernard Shawt: Liza Laska nuk luan gra që duhen gjykuar, por qenie njerëzore që duhen kuptuar…
Karakteret e saj janë skulptura në mendje.
Në interpretimet e saj gjenden zonja e nëna me një botë të vetëdijshme që shpikin veten.
Ajo nuk mbeti aktorja e roleve që shkruan të tjerët, por u moshua si artistja që çdo rol, si akt emancipimi artistik, e krijoi përmes syve të vet.
Në rolet e kinemasë sonë, Liza Laska mbeti një energji e dalë prej saj për ta ndjerë dhe mbartur të tjerët, pra publiku.
Me shikimin dhe heshtjen skenike, arriti më shumë se me dialogët. (Dhe kjo është një hise e autenticitetit prej artisteje që mishëroi në krijimtari, ose më saktë, në jetën e artit të vet.)
Ajo nuk kërkoi kurrë deklamativisht të pëlqehet, por të trondiste. Sikundër e thotë Margaret Atwood: kjo është mënyra më e ndershme për të qenë e pavdekshme në skenë…
Ishte në klasin e përhershëm, të skulpturimit në mendje të publikut, të karaktereve të veta me aftësinë dhe cilësitë prej Nëne arti. Sikundër mund ta thoshte Artaud: “Trupi i saj në skenë nuk kërkoi estetikë, por ngjethje — ajo lozi me dritën dhe errësirën e shpirtit njerëzor.”
Karakteret e Liza Laskës krijoheshin në çdo rol për çdo premierë. Inteligjencën e mishëronte dhe e mvishte tek seicili prej roleve, madje edhe duke e lënë si identitet shikimi në ato role të cilat përbëjnë galerinë e saj të aktrimit, 22 në filma dhe mbi 100, në skena teatrore…
Nëna në “Shtigje lufte”, Mara tek “Dimri i fundit”, pastruesja tek “ Lulëkuqe mbi mur”, Evgjenia në “ Në prag të lirisë”, hallë Sofia tek “Gurët e shtëpisë sime”, etj, etj, janë imazhe dhe karaktere që sintetizojnë një cikël karakteresh sa distante aq edhe shtuese të njera-tjetrës.
Si në talentin e një letërsie të madhe, aktorja jonë nuk ka shkruar karakteret labërore të nënave dhe motrave, por ka krijuar imazhet e plota imponuese, ka lënë pazhbëshmërisht asosacionet dhe perceptimin e gjithëhershëm për to.
U desh kjo foto bashkëshoqëruese e këtij teksti, të më tërhiqte në gravitetin e një in memoriam, për këtë mike të shenjtë të vatrës sime familjare, për këtë artiste imponuese të Vlorës, për këtë talente të hijshme të interpretimit dhe verbit skenik e filmik në botën shqiptare.
Artiste Liza Laska, …
sa shumë udhëtim jetues ke, mes nesh dhe pas nesh!!!!

Vlorë, nëntor 2025

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Don't Miss

Brunilda Mersini nis fushatën për Bashkinë e Vlorës me mesazhe pozitive

Brunilda Mersini, e cila së fundmi dha dorëheqjen nga posti i deputetes për t’u fokusuar në kandidaturën për kryetare bashkie të Vlorës, ka...

Alesia Balliu: Zëri që trondit standardet e dyfishta në politikën shqiptare

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh fshihet pas retorikës boshe dhe heshtjes së qëllimshme, Alesia Balliu vjen si një zë i drejtpërdrejtë...

Related Articles

GËZUAR 28–29 NËNTORIN DITËT E PAVARËSISË DHE TË FLAMURIT KOMBETAR Newslibero.com uron të gjithë shqiptarët kudo që janë

Në këtë ditë të shenjtë për kombin, Newslibero.com përkulet me respekt para...

Paolino Bucca, il maestro della pizza che porta in alto il nome della tradizione italiana nel mondo

In un mondo in cui la gastronomia evolve a ritmi rapidissimi, esistono...

PREMTIM I MBAJTUR I DEPUTETIT OMER MAMO – STATUSI I NAFTËTARIT DO TË MBAHET MEND GJATË NGA NAFTËTARËT DHE QARKU I FIERIT

Në politikën shqiptare, premtimet janë bërë kaq të zakonshme, sa shpesh janë...