Mos u trazo, shpirt
I thash shpirtit:
mos u trazo për gjethet
që zverdhen pajetë,
për klithmat e mbytura të hijeve
që zhduken nga retë.
Koha s’ka faj kur shuan ngjyrat,
ajo veç kthen dritën
në kujtesë.
Mos qaj për degët
që mbeten zhveshur,
as për zogjtë shtegëtar,
as për çerdhet që lanë,
as për ikjet pa adresë.
Pas çdo boshllëku
fsheh një frymë të re.
E sjell pranvera,
me patjetër,
një copëz diell,
një copëz jetë…
Leave a comment