Home Kulturë Historik MLADI FEST -Festivali i 36-të në Medjugorje, Flamuri shqiptar valvitet mes 50 mijë të rinjve katolikë nga e gjithë bota!
HistorikNga bota

MLADI FEST -Festivali i 36-të në Medjugorje, Flamuri shqiptar valvitet mes 50 mijë të rinjve katolikë nga e gjithë bota!

Share
Share

Medjugorje, Bosnjë-Hercegovinë – Gusht 2025

Nga data 1 deri më 6 gusht 2025, qyteti i vogël i Medjugorjes në Bosnjë-Hercegovinë u shndërrua sërish në zemrën rrahëse të rinisë katolike botërore. Rreth 50,000 të rinj nga më shumë se 70 vende janë mbledhur për të marrë pjesë në “MladiFest”, festivalin e 36-të të të rinjve, që prej dekadash ka qenë një burim frymëzimi, besimi dhe shprese për brezat e rinj.

E veçanta e këtij viti është prania domethënëse e të rinjve shqiptarë, të cilët jo vetëm që morin pjesë aktivisht në lutje, kremtime dhe procesione, por edhe shfaqin me krenari flamurin kuqezi, që valvitet në rreshtin e parë të pelegrinëve. Ai sot u bë simbol i përfshirjes, i besimit të gjallë dhe i dëshirës së një rinie që kërkon Zotit në një kohë sfidash të mëdha shpirtërore.

Si pjesëmarrës po jetojmë çdo ditë meshë e shenjtë, adhurimin eukaristik, katekeza, si dhe dëshmi prekëse nga të rinj që kanë ndryshuar jetën e tyre përmes takimit me Zotin dhe me Zojën e Bekuar të Medjugorjes.

Ky festival, që për shumë vetë është bërë një kthesë shpirtërore, dëshmon sërish fuqinë e unitetit në fe dhe dashurinë universale të Krishtit.

“Këtu ndjehemi një në Zotin e me vete do marrim një dritë që nuk shuhet kurrë.”

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Bylisi, qyteti që ruan zërin e antikitetit

Në zemër të Shqipërisë së Jugut, mbi një kodër që përqafon lumin...

KRISTIANA VELIU Zëri i Emigrantëve Shqiptarë në Patra, Greqi .

Prej rreth dy dekadave , Kristiana Veliu, kryetare e Shoqatës “Emigranti” në...

Kancelaria e Jashtme e Skënderbeut & Zemra diplomatike e një shteti në luftë

Nga: Sindi kasalla Korespodentia: Newslibero.com Në historinë shqiptare, figura e Gjergj Kastriotit...

25 Vjet – Jehona e Shkodrës Festë dhe krenari për artin shqiptar

Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, Agjencia e Spektakleve Jehona e...