Shkodra Krenaria e veriut, Kalaja e Shkodrës, një nga monumentet më të rëndësishme historike të Shqipërisë, u vizitua së fundmi nga ekipi i Newslibero.com, i cili solli një vështrim të veçantë mbi bukurinë, legjendën dhe trashëgiminë që ky vend mban prej mijëra vitesh. E ngritur mbi një kodër strategjike, aty ku bashkohen lumenjtë Buna dhe Drin, Kalaja e Rozafës mbetet një nga fortesat më të vjetra në Ballkan, me shtresëzime ilire, romake, veneciane dhe osmane. Gurët e saj flasin historinë e një qyteti që ka kaluar shumë beteja, por që gjithnjë ka ditur të mbahet me fuqishëm.
Nuk ka turist që e viziton kalanë pa u prekur nga legjenda e Rozafës gruas së re që u muros për të mbajtur muret në këmbë. Sipas rrëfimit popullor, flijimi i saj i dha këtij monumenti jo vetëm emrin, por edhe shpirtin. Ekipi i Newslibero.com ka sjellë pamje të detajuara nga porta e vjetër, muret e gjerë, kullen që rri mbi qytet dhe vendet ku historia dhe miti bashkohen. Nga kalaja, Shkodra shfaqet madhështore: liqeni, qyteti, malet që e rrethojnë dhe fushat që zgjaten poshtë saj krijojnë një panoramë që e bën çdo vizitor të ndalet gjatë. Këto pamje, të fiksuara nga kamera jonë, i japin lexuesit një udhëtim vizual që flet vetë.
Kalaja e Shkodrës është një simbol i identitetit shqiptar. Çdo gur, çdo hapësirë, mbart kujtime epokash të tëra. Për këtë arsye, ruajtja dhe promovimi i saj është detyrim i brezave të sotëm. Vizita e Newslibero.com synon të sjellë më shumë vëmendje mbi rëndësinë e këtij monumenti dhe nevojën për më shumë investime në turizëm dhe mirëmbajtje.
Për ata që nuk e kanë vizituar ende, Kalaja e Rozafës është jo vetëm një destinacion turistik por një përvojë shpirtërore, historike dhe kulturore. Një vend ku e shkuara dhe e tashmja takohen në mënyrën më të bukur.

sxrx5r