Ky djalë është 18 vjeç, një i ri i qetë, me një vështrim që nuk di të kërcënojë, por vetem të punojë.Një djalë që nuk ngriti dorë dhe pse e lënduan, jo sepse nuk mundej, por nga që është rritur me kulturë, jo me mllef, sepse dinjiteti nuk matet me forcën e krahut, por me forcën e vetëpërmbajtjes.Dikush nga këta të fortit e shtetit e goditi dy herë, pastaj e ofendoi e fyeu rëndë dhe e gjithë kjo për një shishe ujë.Jo, Jo, ky nuk është një aksident, është portreti i një shoqërie që ka lejuar arrogancën të bëhet normalitet dhe dhunën të hyjë si mjet komunikimi, por sot, ai që fitoi nuk është ai që e goditi.Fitoi ai që nuk u kthye në bishë,ndonëse u trajtua si i pavlerë.Ky kamerier i ri ka më shumë burrni, sesa shumë nga ata që e mbysin zërin e të rinjve me sharje e grushta.Ai përfaqëson Shqipërinë që punon, që duron, që hesht, por që nuk është më gati të pranojë poshtërimin si pjesë të përditshmërisë.Sot, ne s’flasim vetëm për një djalë të dhunuar. Flasim për çdo të ri që është shkelur, injoruar, nënvlerësuar, për çdo punëtor të ndershëm që i është ngritur zëri apo dora nga një pushtet i kalbur me mendësinë “unë jam më i forti”, “unë kam pushtet”.Ky djalë s’ka nevojë për mëshirë e askujt.
Ai e ka fituar respektin e të gjithëve ne.Jemi më të, jo për ta përdorur si simbol, por për ta mbrojtur si vlerë, si të ishte fëmija e secilit nga ne.Sa herë mbrojme një njeri të drejtë, një kauzë jetike, mbrojmë çdo gjë që duam të jemi dhe reagimi për çdo rast duhet të jetë masiv…Duhen “lidhur” të fortit me pushtet, se nga pushteti i tejzgjatur kanë marr forcë prej budallai dhe mendojnë se mund të fyejnë, shkelin, çdo njeri të ndershëm.
Leave a comment