Nga: Marin Nikolla
Në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të ardhshme, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një seri takimesh maratonë me shtabet e njësive administrative të kryeqytetit, ku mori pjesë edhe Belinda Balluku.
Gjatë takimeve, Manastirliu theksoi rëndësinë e një angazhimi maksimal dhe bashkërendimi të punës në çdo territor, me synimin për të qenë pranë qytetarëve në mënyrë të vazhdueshme. Do të jemi pranë çdo familjeje, në çdo lagje dhe çdo rrugicë të Tiranës. Kjo është rruga për një qytet më të zhvilluar, më të drejtë dhe më afër njerëzve, u shpreh ajo.
Kandidatja nënvizoi se Tirana 2030 është një vizion për zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit, duke u fokusuar te shërbimet publike, infrastruktura moderne dhe përfshirja aktive e komunitetit.
Me përkushtim dhe me energji të reja, do të punojmë çdo ditë për Tiranën që qytetarët meritojnë. Ky është një projekt i përbashkët që kërkon bashkim, përkushtim dhe punë konkrete në terren,” – tha Manastirliu, duke falënderuar strukturat për angazhimin e tyre.
Takimet me shtabet e njësive janë pjesë e një kalendari të gjerë fushate që pritet të shtrihet në të gjitha zonat e Tiranës, me fokus në komunikimin direkt me qytetarët dhe adresimin e prioriteteve lokale.
Tirana2030 Shqipëria2030 OgertaManastirliu Zgjedhjet2025 Nentor Bashkia Tirana


Leave a comment