Home Histori PADËR GJERGJ FISHTA – ZËRI I KOMBIT, MBROJTËSI I SHKRONJAVE DHE I SHPIRTIT SHQIPTAR
HistoriLajmSociale

PADËR GJERGJ FISHTA – ZËRI I KOMBIT, MBROJTËSI I SHKRONJAVE DHE I SHPIRTIT SHQIPTAR

Share
Share

Nga: dom Gaetano Lleshaj!

Në historinë e kombit shqiptar, pak figura kanë lënë një gjurmë kaq të thellë, të ndritur e të përjetshme si Padër Gjergj Fishta. Ky burrë i madh i fesë dhe i atdheut, françeskani i palodhur dhe mendimtari i pashoq, ishte shumë më tepër se një poet apo klerik. Ai ishte zemra që rrihte për kombin, pena që fliste për drejtësinë, dhe fjala që zgjonte ndërgjegjen e një populli të tërë. Me veprën e tij madhështore dhe qëndresën e tij morale, Fishta u bë ndër figurat më të rëndësishme të rilindjes shpirtërore, kombëtare dhe kulturore të shqiptarëve.

Fishta ishte mbrojtës i palëkundur i shkronjave latine, të cilat për të nuk ishin vetëm simbole të një alfabeti, por mure që ruanin identitetin tonë nga asimilimi kulturor. Ai e kuptoi më mirë se kushdo se zgjedhja e alfabetit latin për gjuhën shqipe nuk ishte thjesht një çështje teknike apo fetare – ishte një betejë për të ardhmen europiane të kombit shqiptar. Në këtë betejë, Fishta qëndroi si një kështjellë kundër çdo përpjekjeje për ta përkulur Shqipërinë duke ja drejtuar sytë nga bota perëndimore. Ai e dëshironte Shqipërinë si pjesë të qytetërimit perëndimor, të ndriçuar nga drita e dijes, e lirisë dhe e besimit të vërtetë.

Por mbi të gjitha, Padër Gjergj Fishta ishte zëri i ndërgjegjes kombëtare. Me kryeveprën e tij “Lahuta e Malcís”, ai ngriti një monument gjigant për historinë, trimërinë dhe shpirtin shqiptar. Aty ai i dha zë popullit, i këndoi lirisë, e përjetësoi qëndresën ndaj pushtuesve dhe e vuri përballë botës shpirtin e papërkulur të shqiptarëve. Përmes vargjeve të tij, Kosova, Malësia, Dukagjini, Lezha e mbarë Shqipëria marrin jetë si në një epos biblik, ku Zoti, dhe Atdheu janë tre shtyllat e ekzistencës. “Për fe e atdhe”

Fishta nuk ishte vetëm një atdhetar, ishte pik së pari një apostull i besimit, një misionar i dashurisë për Zotin dhe për njeriun, një prift i kishës katolike. Ai e përqafoi misionin e vet si meshtar jo vetëm në altar, por edhe në jetën publike, duke e kthyer fjalën e Zotit në armë për të ndriçuar zemrat e shqiptarëve, për të forcuar moralin dhe për të ruajtur unitetin mes njerëzve. Në një kohë kur kombi ishte i përçarë, ai predikonte paqen, arsimimin dhe bashkimin.

Sot, kur e kujtojmë Padër Gjergj Fishtën, nuk kujtojmë vetëm një poet a një klerik. Kujtojmë një mburojë të kombit, një at të shpirtit shqiptar, një hero të mendimit të lirë dhe të qytetërimit perëndimor. Vepra e tij është gur themeli për identitetin tonë europian dhe besimin tonë të krishterë, për gjuhën tonë dhe historinë tonë të përgjakur, por kurrë të nënshtruar.

Padër Gjergj Fishta jehon në vargjet që thërrasin për liri. Jehon në alfabetin që mbrojti der në pikën e fundit. Jehon në ndërgjegjen e çdo shqiptari që e do Zotin, Atdheun dhe Njeriun.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Një reflektim i nevojshëm mbi kulturën e mikpritjes në aktivitetet publike.

Nga: Mimoza Rexhvelaj! Në çdo organizim me përmasa rajonale apo ndërkombëtare, kujdesi...

Urim publik për ditëlindjen e deputetes Lindita Buxheli!

Newslibero.com i uron edhe 100 pranvera të lumtura znj. Lindita Buxheli, deputete...

KAPO – Qumështi i Bletës Forcë natyrale. Energji legjendare.

Me një pikë nga natyra, ndihesh si një luftëtar!🌿 100% natyral🐝 I...