Home OPINION Përmbytja e Vlorës: Një argument arkitektonik dhe urbanist për veprim urgjent.
OPINION

Përmbytja e Vlorës: Një argument arkitektonik dhe urbanist për veprim urgjent.

Share
Share

Nga arkitekt : Pellumbë Dervishi.


I- Vjeshta e parë zbuloi pasojat e neglizhencës më 30 gusht 2025.


Vlora provoi një përmbytje të papritur, një paralajmërim i hidhur dhe i përsëritur për plagët strukturore e urbane të qytetit. Pamjet e Vlorës si një “anije nën ujë” nuk janë spektakël i veçantë, por një panoramë që përsëritet prej dekadash gjithmonë duke nxjerrë në pah krizën e menaxhimit urban.
2- Arsyet një mozaik i dështimeve sistematike.
-Infrastruktura degraduese: Hidrovori në qytet nuk funksionon. Kanalet për ujërat e larta janë shkatërruar nga ndërtime informale. Rrjeti i kanalizimeve është i bllokuar. Kjo nuk është vetëm rrënim teknik, por një dekompozim i mbetjeve që helmon qytetin.
-Kantieret e largpamësisë: Ndërtimet e shpërndara në mënyrë të pakoordinuara krijojnë pengesa për drenazhimin, ngushtojnë rrugët e përmbytura dhe shpërfillin masat e emergjencës së urbane.
-Tymi i zjarreve vjetore:
Fushat e plehrave digjen çdo vit, duke prodhuar re tymi që ndotin ajrin dhe mbulojnë horizontin, tregues i indiferencës ndaj një mjedisi që duhet të ruhet.
-Probleme sanitare dhe ushqimore: Nga magazinat deri te restorantet, higjiena është në krizë. Mungojnë standardet, mungon kontrolli dhe rrezikohen shëndeti publik.
-Mungesa e sistemeve dhe specialistëve.
Qeverisja lokale ka dështuar, ndërsa specialistët shkencorë ikin drejt pensionit, pa zëvendësim. Po ashtu, sistemi i portaleve online dhe burokracia nuk menaxhojnë burimet njerëzore, zevëndësimin e tyre me ekspertë të trajnuar.
3.Si ka ndryshuar Vlora .
Vlora nga qytet tradicional është kthyer në një vertikalitet të papërgatitur urban.
Arkitektura vlonjate e viteve të fundit po tentohet të bëhet vertikale me ndërtesa deri në 10‑13 kate, progres përtej konceptit tradicional 3‑5 katësh. Por kjo kërkon plan urban serioz, masa mbrojtëse nga përmbytjet dhe infrastruktura solide, gjë që sot mungon.

4.Thirrje për rrugëdalje. Platformë veprimi.
a. Pastrimi dhe rifunksionalizimi i kanalizimeve, duke filluar menjëherë, me prioritet urgjent për t’u përgatitur për vjeshtën 2025.
b. Rehabilitimi i ndërtimeve kritikisht të prekura, duke ndërtuar një hartë emergjente me prioritete për rehabilitim në kantiere të bllokuara.
c. Menaxhim profesional i mbetjeve. Ndërprerja e djegies së plehrave dhe ngritja e kontrolleve sanitare strikte në tregëti.
d. Rritja e kapaciteteve lokale të ekspertëve Një investim profesional afatgjatë, për të ndaluar ikjen e arkitektëve e inxhinierëve që kanë njohuritë teknike.
e. Qeverisje transparente dhe e ndjeshme ndaj klimës. Fondet duhet të shpërndahen për masa reale për të mbrojtur qytetin, jo për llogari elektorale.
ë.Një refugium në natyrë. Smokthina si shenjë shprese. Ndërsa Vlora përballet me emergjencë mjedisore dhe urbanistike, Smokthina me ajër dhe ujë të pastra bëhet simboli i qetësisë që meritojmë. Kujtesa e saj duhet të funksionojë si motiv për kthim në mënyra të shëndetshme urbanizimi, jo si arratisje.

Përmbledhje:
Si arkitekt reflektoj mbi krizën urbane të Vlorës me sytë e një specialisti, që sheh jo vetëm gërmadhat, por edhe zgjidhjet e mundshme.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Robotët nuk mund të zëvendësojnë Kushtetutën

Në një kohë kur teknologjia po futet me shpejtësi në çdo qelizë...

Politika në Vlorë: Midis Simbolikës Historike dhe Realitetit Bashkëkohor!

Nga Enkeled Selfo Korrespondent i Newslibero.com Vlora, qyteti i shpalljes së Pavarësisë...

Reagim publik nga Enkeled Selfo! Ish Deputeti Omer Mamo ka vlera te qarta brenda Qarkut Fier dhe Komuniteti Çame!

Pas intervistës së dhënë nga z. Fatjon Semanjaku, mbeta thellësisht i habitur...