Home Kronikë Pezullimi i Ballukut: Pse kjo çështje nuk mbyllet me kaq**????
Kronikë

Pezullimi i Ballukut: Pse kjo çështje nuk mbyllet me kaq**????

Share
Share

Nga: Newslibero.com Informim Special.


Pezullimi i Belinda Ballukut nga GJKKO nuk është thjesht një veprim formal ndaj një zëvendëskryeministreje apo një ministreje të rëndësishme të kabinetit. Për Newslibero.com, kjo është vetëm maja e një ajsbergu shumë më të madh që prek direkt qarkun e Fierit dhe qytetarët fierakë, të cilët prej vitesh kanë mbartur pasojat e vendimmarrjeve të saj.
Balluku duhet të hetohet dhe të mbajë përgjegjësi jo vetëm për funksionet e larta shtetërore që ka mbuluar, por edhe për pasojat konkrete që politikat, projektet dhe vendimet e saj kanë sjellë në Fier. Ky qark është dëmtuar jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në cilësinë e shërbimeve publike, në administratën lokale dhe në emërimet politike që, sipas burimeve në terren, kanë qenë ndër më të dobëtat e dekadës së fundit. Në Fier, qytetarë dhe aktorë lokalë politikë flasin hapur për “një zinxhir paaftësish” që u vendosën pranë pushtetit lokal nën ndikimin e Ballukut. Pasojat këto që kanë lënë prapa kosto ekonomike, sociale dhe institucionale të konsiderueshme.
Kjo nuk është më një çështje që duhet hetuar vetëm nga SPAK.
Duke parë peshën e pozicioneve që ka mbajtur Balluku dhe ndikimin e saj në projekte të ndjeshme kombëtare, kërkohet:
hetim i plotë nga të gjitha agjencitë e inteligjencës,
auditim i thelluar i çdo projekti strategjik,
rishikim i të gjitha vendimeve administrative të lidhura me qarkun e Fierit dhe jo vetëm.
Ky është momenti ku struktura të ndryshme të shtetit duhet të përfshihen njësoj si në çështjet e sigurisë kombëtare, sepse bëhet fjalë për dëme me ndikim të gjerë publik.
Për sa kohë kryeministri Edi Rama vazhdon të këmbëngulë se pezullimi i Ballukut është “keqkuptuar” dhe se çështja është tashmë në Gjykatën Kushtetuese, mbetet e paqartë nëse qeveria kërkon transparencë apo po përgatit rikthimin e saj politik.
Newslibero.com do të vijojë ta ndjekë këtë dosje deri në fund.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Don't Miss

Brunilda Mersini nis fushatën për Bashkinë e Vlorës me mesazhe pozitive

Brunilda Mersini, e cila së fundmi dha dorëheqjen nga posti i deputetes për t’u fokusuar në kandidaturën për kryetare bashkie të Vlorës, ka...

Alesia Balliu: Zëri që trondit standardet e dyfishta në politikën shqiptare

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh fshihet pas retorikës boshe dhe heshtjes së qëllimshme, Alesia Balliu vjen si një zë i drejtpërdrejtë...

Related Articles

Newslibero.com: Zëri i qytetarëve Fierakë përballë heshtjes mediatike mbi Belinda Ballukun

Në një kohë kur opinioni publik ka pritshmëri të larta për transparencë...

Ndërron jetë ish-Nunc Apostoliku i Vatikanit në Shqipëri, Arqipeshkvi Luigi Bonazzi

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare ish-Ambasadori i Vatikanit në Shqipëri, Arqipeshkvi...

Deputetja Fierit Antoneta Dhima mbyll profilin e komenteve çfarë po fsheh kjo politikane?

Në një kohë kur transparenca duhet të jetë arma e çdo përfaqësuesi...