Home Lajm Portreti i një gruaje veriore në Myzeqe Shkruar: nga publicistja myzeqare Elmira Rama!
Lajm

Portreti i një gruaje veriore në Myzeqe Shkruar: nga publicistja myzeqare Elmira Rama!

Share
Share

Portreti i një gruaje veriore në Myzeqe

Në një fshat të Myzeqesë, atje ku toka është e sheshtë dhe horizonti i hapur, erdhi dikur një vajzë nga Veriu e hijshme dhe e qeshur. Quhej Leze. U bë pjesë e njerëzve të këtij trualli të butë.
Ishte një veriore që solli me vete një lloj tjetër qëndrimi: fisnikërinë e heshtur, disiplinën pa ashpërsi, dashurinë pa zhurmë. Erdhi për hir të dashurisë përkrah bashkëshortit të saj, Janit, një mësues i përkushtuar që e njihte fjalën dhe e donte dijen. Ajo, infermiere që i dha një tjetër kuptim profesionit në ato troje: kujdesin e ndjerë dhe përulësinë e rrallë.
Në fshatin tonë me rrugica të ngushta e oborre të hapura, prania e saj e zbukuronte çdo vend ku kalonte. Shtëpia ku jetonte u bë një vatër bardhësie. Porta e saj nuk u mbyll kurrë për këdo që kishte nevojë për një shërbim apo një këshillë mjekësore.
Lezja nuk kishte nevojë të fliste shumë. Fliste me sytë, me dorën e qetë që vendoste mbi ballin e fëmijëve me ethe, me kurajën që i jepte atij që dridhej nga frika. Ajo nuk ishte vetëm infermierja e fshatit, por u bë zemra e tij.
Kurrë nuk e dëgjuam të fliste për veten. As për fëmijërinë e saj. Fjalët “nëna ime” i mungonin në biseda. Vetëm kur përmendte Lezhën, i ndriçonte fytyra. “Isha në Lezhë”, e thoshte me një ngrohtësi të veçantë që s’të linte të pyesje më tej. Derisa një ditë, pashë në sytë e saj një trishtim të thellë. Me zë të dridhur më tha:- Ndërroi jetë ai që më ka rritur…xhaxhai im.
E mbetur pa prindër që fëmijë, Lezja kishte gjetur mbështetje te xhaxhai, një burrë që nuk i kurseu dashurinë, edukatën dhe përkujdesjen. Ai e bëri njeriun që ne njohëm më vonë: të fortë dhe të dhembshur njëkohësisht, të përkushtuar pa zhurmë, të heshtur dhe të palodhur. Kështu u bë “nënë” për shumë të sëmurë, për shumë fëmijë që nuk ishin të saj, për çdo njeri që i kërkonte ndihmë.
Shpesh e dëgjoj përsëri të thotë:-Isha në Lezhë.
Por sytë e saj nuk janë më ata të dikurshmit. Në Lezhë nuk e pret më njeriu që i kishte dhënë gjithçka. Dhe ndoshta, atje asgjë nuk është më njësoj, por ajo kthehet për kujtim e për dashuri që nuk shuhet.
Në një botë ku shumë njerëz kërkojnë të duken, Lezja zgjodhi të jetë. Pa kërkuar shpërblim, pa pritur lavdërime. Na mësoi se forca e vërtetë fshihet në heshtje, në vepra të vogla me zemër të madhe, në kujdesin që i jepet tjetrit si borxh i shpirtit.
Kjo është Lezja: gruaja veriore që u bë pjesë e Myzeqesë, jo vetëm si bashkëshorte e si infermiere, por si njeri që rrënjosi dashuri në një tokë që tashmë është bërë e saj.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Një reflektim i nevojshëm mbi kulturën e mikpritjes në aktivitetet publike.

Nga: Mimoza Rexhvelaj! Në çdo organizim me përmasa rajonale apo ndërkombëtare, kujdesi...

Urim publik për ditëlindjen e deputetes Lindita Buxheli!

Newslibero.com i uron edhe 100 pranvera të lumtura znj. Lindita Buxheli, deputete...

KAPO – Qumështi i Bletës Forcë natyrale. Energji legjendare.

Me një pikë nga natyra, ndihesh si një luftëtar!🌿 100% natyral🐝 I...

Ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati, takohet me Kryetarin e Bashkisë së New York, Eric Adams!

Në një takim të veçantë që ngjalli shumë emocion dhe krenari, Ambasadori...