Home Lajm Presidenti Zelensky nderon Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me Urdhrin “Shën Olga”, Klasi i Parë!
LajmNga bota

Presidenti Zelensky nderon Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me Urdhrin “Shën Olga”, Klasi i Parë!

Share
Share

Tiranë, 25 Gusht 2025 – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nderuar Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, me Urdhrin “Shën Olga”, Klasi i Parë, një nga vlerësimet më të larta shtetërore të Ukrainës, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit.
Në një letër falënderimi drejtuar Presidentit Zelensky, znj. Spiropali e cilësoi këtë dekoratë si një nder të jashtëzakonshëm dhe një shenjë vlerësimi për qëndrimin konsekuent dhe të palëkundur të Shqipërisë përkrah Ukrainës në përballje me agresionin rus.

“Ky vlerësim në emrin tim është mbi të gjitha shenjë respekti për kontributin dhe qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë krah Ukrainës në këtë kohë të vështirë”, shkruan Kryetarja e Kuvendit.

Znj. Spiropali theksoi se Kuvendi i Shqipërisë, bashkë me të gjitha institucionet dhe popullin shqiptar, mbeten të bashkuar dhe të vendosur në mbështetje të plotë për Ukrainën dhe të drejtën e saj për liri, sovranitet dhe vetëvendosje.

“Ky qëndrim buron nga zemra e çdo qytetari shqiptar, nga besimi ynë tek liria, dinjiteti dhe e drejta e një kombi për të jetuar i pavarur dhe për të vendosur vetë për të ardhmen e tij,” nënvizon ajo në letrën drejtuar Presidentit ukrainas.

Kryetarja e Kuvendit rikonfirmoi përkushtimin e Shqipërisë për të mbështetur të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe partnerët demokratikë.
Letra mbyllet me një mesazh shprese dhe besimi të fortë për fitoren e Ukrainës!

“Uroj dhe besoj vendosmërisht se shumë shpejt do të festojmë fitoren e plotë të Ukrainës ndaj agresorit.”

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Fatos Nano, është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare, pas një periudhe të gjatë sëmundjeje.

Tiranë, 31 tetor 2025 Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është ndarë nga...

Zheni Gjergji emërohet Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan

Nga: Sindi Kasalla Elbasan Mjekja Zheni Gjergji është emëruar në detyrën e...

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë shpall bojkot kombëtar pas arrestimit të avokatit Uljan Barjami

Pregatitit : Sindi Kasalla Tiranë, 19 tetor 2025 Komiteti Drejtues i Dhomës...

Avokatët në mbarë vendin bojkotojnë gjykatat pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Tiranë, 7 tetor 2025 Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar me...