Home Kulturë Qendra Profesionale “Murialdo” Fier – Historia e Suksesit që Formon të Ardhmen!
Kulturë

Qendra Profesionale “Murialdo” Fier – Historia e Suksesit që Formon të Ardhmen!

Share
Share

Qendra Profesionale “Murialdo” Fier – Historia e Suksesit që Formon të Ardhmen

Në një qytet me histori dhe traditë si Fierit, qëndron një institucion arsimor që ka ndikuar në mënyrë të thellë dhe të qëndrueshme në jetën e shumë të rinjve Qendra Profesionale “Murialdo”. Me një mision të qartë për të ofruar arsim cilësor dhe formim profesional të orientuar drejt tregut të punës, kjo qendër është kthyer ndër vite në një simbol të klasit, profesionalizmit dhe shpresës për të ardhmen.

Një histori që frymëzon!

Qendra “Murialdo” lindi nga një vizion fisnik i Kongregatës së Shën Jozefit, me frymëzim nga figura e Shën Leonard Murialdo-s, i njohur për përkushtimin e tij ndaj edukimit të të rinjve dhe mbështetjes së më të pambrojturve. E pranishme në Fier prej më shumë se dy dekadash, kjo qendër ka shërbyer si një strehë edukimi, formimi dhe integrimi për breza të tërë të rinjsh.

Përmes kurseve praktike dhe formimit të gjithanshëm, qindra të rinj dhe të reja janë përgatitur profesionalisht dhe janë integruar me sukses në jetën shoqërore e ekonomike, brenda dhe jashtë vendit.

Profesionalizëm në shërbim të komunitetit!

Çfarë e bën të veçantë Qendrën “Murialdo” nuk është vetëm cilësia e mësimdhënies, por edhe qasja e saj njerëzore dhe gjithëpërfshirëse. Mësues dhe instruktorë të përkushtuar, me përvojë të gjatë, punojnë çdo ditë për të zhvilluar aftësitë profesionale dhe personale të çdo kursanti. Me pajisje bashkëkohore dhe ambiente të përshtatshme për mësim praktik, qendra ofron kushte të shkëlqyera për të nxënë dhe për t’u përgatitur për tregun e punës.

Kurset që hapin dyer

Qendra “Murialdo” ofron kurse profesionale në fusha të ndryshme si:

Elektricist Instalues!

Hidraulik!

Parukeri & Estetikë.

Rrobaqepësi.

Kuzhinier & Shërbim në Bar-Restaurant.

Asistent Teknik për Teknologji Informacioni.

dhe të tjera, në përputhje me nevojat e tregut.Të gjitha kurset shoqërohen me praktikë intensive dhe në fund të tyre, kursantët pajisen me çertifikata të njohura që rrisin mundësitë për punësim të menjëhershëm.Një derë e hapur për çdo të ri?
Qendra Sociale dhe Profesionale “Murialdo” Fier nuk është thjesht një institucion edukimi – ajo është një derë e hapur për çdo të ri që kërkon të ndërtojë një të ardhme më të mirë përmes dijes, formimit dhe përkushtimit.
📞 Për më shumë informacion dhe regjistrime, na kontaktoni në:
Tel: 069 528 8909
📍 Adresa: Fier, Shqipëri

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Don't Miss

Brunilda Mersini nis fushatën për Bashkinë e Vlorës me mesazhe pozitive

Brunilda Mersini, e cila së fundmi dha dorëheqjen nga posti i deputetes për t’u fokusuar në kandidaturën për kryetare bashkie të Vlorës, ka...

Alesia Balliu: Zëri që trondit standardet e dyfishta në politikën shqiptare

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh fshihet pas retorikës boshe dhe heshtjes së qëllimshme, Alesia Balliu vjen si një zë i drejtpërdrejtë...

Related Articles

Trashëgimia jonë në diasporë & Letërsia shqipe si urë kulture në Patra

Shoqata “Emigranti” Patra dhe Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” Patra shënuan me sukses...

Xhelal Halili Producenti që mbajti gjallë “Sofrën Shkodrane” për shumë vite

Xhelal Halili është një nga emrat më të respektuar të kulturës shkodrane,...

Newslibero.com viziton Kalanë e Shkodrës: Monumenti që mban mbi supe legjendën e Rozafës

Shkodra Krenaria e veriut, Kalaja e Shkodrës, një nga monumentet më të...

Gëzuar Ditën e Alfabetit!

Sot kujtojmë një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë: Kongresin...