Home Lajm SHBA shton presionin ndaj krimit të organizuar në Shqipëri
Lajm

SHBA shton presionin ndaj krimit të organizuar në Shqipëri

Share
Share

Tiranë: Mesazhi i parë i Chargé d’Affaires së SHBA-ve në Shqipëri, Nancy VanHorn, drejtuar qeverisë shqiptare ishte e qartë: lufta kundër karteleve dhe grupeve kriminale nuk është thjesht prioritet vendor, por një çështje sigurie kombëtare dhe ndërkombëtare. Në takimin e saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, diplomatja amerikane theksoi se Presidenti Donald Trump mbetet i vendosur për çrrënjosjen e organizatave kriminale transnacionale. “Vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë mes forcave të rendit të SHBA-së dhe Shqipërisë mund të çmontojmë rrjetet financiare të paligjshme dhe t’u mohojmë trafikantëve e terroristëve strehimin e sigurt,” u shpreh VanHorn. Deklaratat e saj vijnë në një moment kur Shqipëria vazhdon të përballet me sfida të mëdha në luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Raporte ndërkombëtare kanë theksuar shpesh se vendi përdoret si një nyje tranziti për kanabisin, kokainën dhe heroinën, duke ushqyer rrjete kriminale që operojnë në disa shtete të BE-së. Ministrja Koçiu, e cila sapo ka marrë detyrën, u shfaq e vendosur për të rritur intensitetin e përpjekjeve në këtë drejtim. Partneriteti me SHBA është një garanci e fuqishme për rritjen e kapaciteteve tona në luftën kundër krimit të organizuar. Shqipëria nuk mund ta përballojë e vetme këtë betejë, por me aleatët tanë mund të arrijmë rezultate konkrete, deklaroi ajo.Sipas ekspertëve të sigurisë, theksi mbi çmontimin e rrjeteve financiare është një sinjal se përveç operacioneve policore, pritet intensifikim i hetimeve mbi pasuritë e paligjshme dhe mekanizmat e pastrimit të parave. Kjo pritet të prekë jo vetëm grupet kriminale, por edhe lidhjet e tyre me biznesin dhe politikën.Takimi VanHorn&Koçiu është parë si një mesazh i fortë diplomatik që SHBA nuk do të tolerojë që Shqipëria të shërbejë si terren i sigurt për krimin e organizuar dhe trafikantët ndërkombëtarë. Tashmë mbetet për t’u parë se sa shpejt këto angazhime do të përkthehen në aksione konkrete.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Don't Miss

Brunilda Mersini nis fushatën për Bashkinë e Vlorës me mesazhe pozitive

Brunilda Mersini, e cila së fundmi dha dorëheqjen nga posti i deputetes për t’u fokusuar në kandidaturën për kryetare bashkie të Vlorës, ka...

Alesia Balliu: Zëri që trondit standardet e dyfishta në politikën shqiptare

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh fshihet pas retorikës boshe dhe heshtjes së qëllimshme, Alesia Balliu vjen si një zë i drejtpërdrejtë...

Related Articles

Kushtetuesja pezullon vendimin e GJKKO së, por hetimet për Ballukun vijojnë pa pengesa

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar përkohësisht vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) që...

SHBA përshëndet emërimin e Klodian Brahos në krye të SPAK dhe vlerëson shërbimin e Altin Dumanit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar menjëherë pas zgjedhjes së Klodian...

Gazetaria: Laureta Roshi Cfare po ndodh me Avokatin e Popullit?

PSE NDRYSHOI PROCEDURA – Zgjedhja e kandidatures per Avokatin e PopullitPse Ndryshoi...

Ekzekutohet me armë biznesmeni në Elbasan qyteti tronditet

nga: newslibero.com Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Elbasanit...