Home Kulturë Historik Spanja, mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë – Takim me Ambasadorin Gabriel Cremades Ventura!
Historik

Spanja, mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë – Takim me Ambasadorin Gabriel Cremades Ventura!

Share
Share

Tiranë, 22 Korrik 2025 – Me urimet më të mira për fillimin e misionit të tij diplomatik në Shqipëri, Kryetari i Kuvendit mirëpriti Ambasadorin e ri të Spanjës, Shkëlqesinë e Tij, z. Gabriel Cremades Ventura.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e intensifikimit të diplomacisë parlamentare si një instrument kyç për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës. Palët ndanë bindjen se lidhjet mes parlamenteve përbëjnë një mekanizëm efektiv për shkëmbimin e përvojave, promovimin e vlerave demokratike dhe mbështetjen reciproke në sfidat e përbashkëta rajonale dhe ndërkombëtare.
Ambasadori Cremades Ventura konfirmoi vazhdimësinë e mbështetjes së Spanjës për Shqipërinë në procesin e saj të integrimit europian, duke e vlerësuar atë si një qëllim strategjik kombëtar që meriton përkrahje të fuqishme nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian. Në këtë drejtim, u riafirmua mbështetja spanjolle për objektivin e Shqipërisë për të përfunduar negociatat dhe për të anëtarësuar në BE deri në vitin 2030.
Spanja ka qenë dhe mbetet një aleate e çmuar e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke kontribuar aktivisht në forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, arsimore dhe kulturore ndërmjet dy vendeve.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të dialogut dhe partneritetit mes Tiranës dhe Madridit, në funksion të aspiratave të përbashkëta europiane dhe forcimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Sot u përkujtua me nderim dhe respekt akti i 68 vajzave partizane fierake

Një faqe unike në historinë e LANÇ-it u përkujtua sot në Fier....

Gaspër Marku një jetë e tërë në shërbim të gazetarisë sportive

Në historinë e gazetarisë sportive shqiptare, emri i Gaspër Markut zë një...

Shoqëria, shteti dhe e drejta pse nuk mund të ndahet njeriu prej tyre

Që nga momenti kur njeriu shfaqet si qenie e arsyeshme, ai nuk...

Fier – Zjarr pranë Drejtorisë së Bujqësisë, reagim i shpejtë i policisë dhe zjarrfikëses

Misionarët katolikë në Fier kanë njoftuar policinë pas rënies së një zjarri...