Home Kulturë Historik Takim i rëndësishëm diplomatik: Kryetari i PDK-së pret zyrtarin e Departamentit të Shtetit Amerikan!
Historik

Takim i rëndësishëm diplomatik: Kryetari i PDK-së pret zyrtarin e Departamentit të Shtetit Amerikan!

Share
Share

Prishtinë, 20 Korrik 2025 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës zhvilloi sot një takim me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend dhe në rajon. Kryetari i PDK-së ritheksoi përkushtimin e partisë për forcimin e bashkëpunimit politik, rritjen e funksionalitetit institucional dhe avancimin e proceseve që i shërbejnë qytetarëve të Kosovës.

Ai nënvizoi nevojën për stabilitet të qëndrueshëm, zhvillim ekonomik dhe përforcim të perspektivës euroatlantike të vendit. Gjithashtu, në fokus të bisedës ishte rëndësia e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke si element thelbësor.

Kryetari vlerësoi lart rolin e SHBA-së si aleat i pazëvendësueshëm dhe garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon, duke theksuar se Kosova do të mbetet gjithmonë një partnere e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Bylisi, qyteti që ruan zërin e antikitetit

Në zemër të Shqipërisë së Jugut, mbi një kodër që përqafon lumin...

KRISTIANA VELIU Zëri i Emigrantëve Shqiptarë në Patra, Greqi .

Prej rreth dy dekadave , Kristiana Veliu, kryetare e Shoqatës “Emigranti” në...

Kancelaria e Jashtme e Skënderbeut & Zemra diplomatike e një shteti në luftë

Nga: Sindi kasalla Korespodentia: Newslibero.com Në historinë shqiptare, figura e Gjergj Kastriotit...

25 Vjet – Jehona e Shkodrës Festë dhe krenari për artin shqiptar

Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, Agjencia e Spektakleve Jehona e...