Home Kulturë Trashëgimia jonë në diasporë & Letërsia shqipe si urë kulture në Patra
Kulturë

Trashëgimia jonë në diasporë & Letërsia shqipe si urë kulture në Patra

Share
Share

Shoqata “Emigranti” Patra dhe Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” Patra shënuan me sukses një tjetër aktivitet artistiko-kulturor me tematikë “Të njihemi me veprat e autorëve tanë”, duke sjellë përpara publikut një ngjarje të veçantë për diasporën shqiptare në Greqi.
Në qendër të këtij eventi ishte promovimi i librit me poezi “PËRMBI GURË ÇELIN FJALË” të autores Vllasova Musta, e ardhur enkas nga Shqipëria. Vepra u prezantua edhe në gjuhën greke, falë përkthimit të realizuar me ndjeshmëri dhe profesionalizëm nga z. Iliaz Bobaj, duke e bërë poezinë të prekshme dhe të kuptueshme për të dy komunitetet.
Aktiviteti u zhvillua më 15 Nëntor 2025, ditë e shtunë, në orën 18:00, në ambientet e Theatraqi Marinas, Patra (kati i dytë). Salla, e mbushur me ngrohtësi, dije dhe dashuri për kulturën, u kthye në një hapësirë dialogu letrar e artistik.
Programi i pasur dhe me plot surpriza solli para publikut një vepër me vlera të spikatura letrare në të dyja gjuhët, shqip dhe greqisht, duke dëshmuar se letërsia është një urë e fortë bashkimi mes kulturave.
Në emër të Shoqatës “Emigranti” Patra, kryetarja znj. Kristiana Veliu falënderoi përzemërsisht autoren Vllasova Musta dhe përkthyesin Iliaz Bobaj për këtë vepër të çmuar, duke u uruar jetë të gjatë dhe suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e tyre krijues.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Don't Miss

Brunilda Mersini nis fushatën për Bashkinë e Vlorës me mesazhe pozitive

Brunilda Mersini, e cila së fundmi dha dorëheqjen nga posti i deputetes për t’u fokusuar në kandidaturën për kryetare bashkie të Vlorës, ka...

Alesia Balliu: Zëri që trondit standardet e dyfishta në politikën shqiptare

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh fshihet pas retorikës boshe dhe heshtjes së qëllimshme, Alesia Balliu vjen si një zë i drejtpërdrejtë...

Related Articles

Xhelal Halili Producenti që mbajti gjallë “Sofrën Shkodrane” për shumë vite

Xhelal Halili është një nga emrat më të respektuar të kulturës shkodrane,...

Newslibero.com viziton Kalanë e Shkodrës: Monumenti që mban mbi supe legjendën e Rozafës

Shkodra Krenaria e veriut, Kalaja e Shkodrës, një nga monumentet më të...

Gëzuar Ditën e Alfabetit!

Sot kujtojmë një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë: Kongresin...

Paolino Bucca, mjeshtri i picës që ngre lart emrin e traditës italiane në botë

Në një botë ku gastronomia evoluon me ritme të shpejta, ka mjeshtër...